Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Kërcënimi i Putin për përdorimin e armëve bërthamore, mblidhen me urgjencë ministrat e Jashtëm të BE

Shkruar nga Newsbomb
Kërcënimi i Putin për përdorimin e armëve

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian janë mbledhur me urgjencë, pas deklaratave të presidentit rus, Vladimir Putin për përdorimin e armëve bërthamore.

Ministrat e Jashtëm evropianë momentalisht ndodhen në Nju Jork në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe brenda orëve do të njoftojnë dhe se kur do të zhvillohet këshilli, ku do të diskutohet për kërcënimet e Putin.

Kujtojmë që në fjalimin e tij Putin tha se nëse kërcënohet vendi i tij ai do të përdorë armët bërthamore duke përhapur panik në Perëndim.

“Nëse integriteti territorial i vendit tonë kërcënohet, ne do të përdorim të gjitha mjetet që kemi në dispozicion për të mbrojtur Rusinë dhe popullin tonë. Ky nuk është një bllof. Tërësia territoriale e atdheut tonë, pavarësia dhe liria jonë do të sigurohet, e përsëris me të gjitha mjetet që kemi në dispozicion. Ata që përpiqen të na shantazhojnë me armë bërthamore duhet ta dinë se erërat mbizotëruese mund të kthehen kundër tyre ”, tha Vladimir Putin në fjalimin e tij, duke shkaktuar... panik në Perëndim.

Në lidhje me këtë presidenti i SHBA, Joe Biden tha se një luftë bëërthampre është e pamundur të fitohet dhe se nuk duhet të nisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese