Tirana
clear sky
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
34 %
3.6kmh
0 %
Mar
25 °
Mër
25 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
29 °
E martë, 21 Shtator, 2021
spot_img

Kërcënimi i Koresë së Veriut, SHBA paralajmërim të fortë Kim Jong Un: Mos luaj me…

spot_img

Lajme të ngjashëm

Nënpresidenti amerikan, Mike Pence ka paralajmëruar liderin verikorean, Kim Jong Un, të mos ‘luajë’ me presidentin amerikan, Donald Trump lidhur me mundësinë për një takim muajin e ardhshëm. “Do të ishte gabim shumë i madh për Kim Jong-unin nëse mendon që mund ta mashtrojë Donald Trumpin”, ka thënë Pence në një intervistë për Fox News.

Pence ka thënë se ka mundësi që edhe Trump të largohet nga samiti i planifikuar më 12 qershor. Koreja Veriore ka kërcënuar me largim nga ky takim pas komenteve të Këshilltarit për Siguri Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, John Bolton. Verikoreanët kanë reaguar me zemërim kur Bolton ka përmendur “Modelin e Libisë” për denuklearizim.

Ish-lideri i Libisë, Muammar Gaddafi ishte pajtuar me fuqitë Perëndimore më 2003 për heqje dorë nga programi bërthamor në këmbim të lirimit nga sanksionet. Tetë vjet më vonë ai është vrarë nga rebelët e përkrahur nga Perëndimi.

 

Më shumë

spot_img