Tirana
clear sky
35.5 ° C
35.5 °
35.5 °
41 %
2.6kmh
0 %
Mër
35 °
Enj
37 °
Pre
37 °
Sht
35 °
Die
35 °
E mërkurë, 23 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Kërcënimi i ISIS, ambasadori rus në Tiranë: Qeveria shqiptare të na kthejë tokën, duam të ndërtojmë Ambasadën e re

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

7fa99c992f9192dae780f70bd41d909d

Pak orë pasi ISIS deklaroi se ka në shënjestër të sulmeve disa seli diplomatike ruse nëpër botë përfshi Ambasadën në Tiranë, Ambasadori Aleksandër Karpushin ka dhënë një intervistë Ora News ku u shpreh se janë të shqetësuar nga ky informacion dhe kërkojnë ndihmën e organeve ligjvënëse për të garantuar sigurinë dhe jetën.

Diplomati rus u shpreh se godina ku ndodhet aktualisht ambasada është me qera dhe Moska i  kërkon shtetit shqiptar të plotësojë detyrimin për t’i dhënë Rusisë 18 mijë metra katror tokë për të ndërtuar një ambasadë të sigurt, pas sekuestrimit të regjimi i Enver Hoxhës i ka bërë ish-Ambasadës së Bashkimit Sovjetik, godinë ku aktualisht ndodhet Presidenca e Republikës.

-Mediat britanike kanë publikuar një listë të ISIS, të disa ambasadave ruse nëpër botë që janë të rrezikuara për sulme të mundshme, midis tyre është edhe Tirana. A keni shtuar masat e sigurisë, ndiheni të rrezikuar?

Po patjetër ndihemi të shqetësuar nga këto informacione dhe brenda mundësive kemi shtuar masat e sigurisë. Kemi kërkuar edhe asistencë nga organet ligjzbatuese të Republikës së Shqipërisë por problemi është që tek kjo godinë ku ndodhemi tani nuk mundf të garantojmë masat maksimale të sigurisë, se kjo godinë merret me qera, nuk është në pronësi të shtetit rus dhe për ne është një nga çështjet më aktuale ndërtimi i një ambasade të re në Tiranë. Dikur Bashkimi Sovietik kishte ndërtuar një ambasadë shumë të mirë në Tiranë por pastaj u konfiskuan nga regjimi i Enver Hoxhës dhe në atë godinë, sot e kësaj dite ndodhet Presidenca e Republikës së Shqipërisë. Tani shpresojmë që nga pala shqiptare të marrim të paktën një truall toke ku mund të ndërtojmë një ambasadë të re me masa maksimale të sigurisë. Për këtë çështje kam diksutuar edhe Kryeministrin Rama. Në fakt ky është obligim i shtetit shqiptar, është obligim i dokumentuar, kthimi i një trualli toke me sipërfaqe 18 mijë metër katrorë, e cila ishte falur nga Shqipëria për bashkimin Sovietik. Pra, shpresojmë që organet ligjzbatuese dhe shërbimet sekrete të Shqipërisë do ta marrin me mirëkuptim këtë rrezik dhe do të na ndihmojnë të sigurojmë dhe të garantojmë sigurinë e diplomatëve tanë dhe familjarëve të tyre.

–A kanë marrë masa aktualisht? Ka masa shtesë pas atentatit në Ankara?

Po në fakt na ka ndihmuar edhe policia e shtetit por edhe kompania e sigurisë me të cilën bashkëpunon ambasada jonë. Edhe këtu brenda ambasadës kemi zhvilluar njëmbledhje për stafin, bëmë një instruktazh, janë ato gjërat bazike që duhen bërë në këto situata.Unë dua të falenderoj të gjithë miqtë tanë shqiptarë që na kanë ndihmuar dhe që mbeten të gatshëm të na ndihmojnë edhe në të ardhme në këtë situatë të vështirë.

-Ju më parë keni folur për përgatitjen e një vizite të mundshme të Kryeministri Rama në Moskë. A ka ndonjë axhendë? A ka ndonjë përparim në këtë vizitë të mundshme?

Unë pothuajse para 1 viti, më datë 10 janar pata një takim personal me Kryeministrin shqiptar, Edi Rama, ku diskutuam  mundësinë e riaktivizimit të punës së komisionit ndërqeveritar Shqipëri-Rusi. Ramë dakord që shumë shpejt duhet caktuar edhe bashkëkryetari i këtij komisioni për palën shqiptare dhe që në atë moment unë u shpreha i gatshëm që pala ruse të japë propozimet e saj për axhendën e sesionit të radhës së këtij komisioni, përfshirë këtu edhe shqyrtimin e çështjes së Traktatit të bashkëpunimit, të miqësisë midis dy shteteve, i cili meqë ra fjal, për fat të keq akoma nuk është firmosur.

Kjo është një situatë shumë e çuditshme sepse Rusia ka traktate të tilla me të gjitha vendet e botës përveç Japonisë me të cilën kemi një kontest territorial por edhe me Japoninë kemi përparuar ndjeshëm në zgjidhjen e këtij problemi. Deri tani bashkëkryetari i komisionit ndërqeveritar për palën shqiptare nuk është caktuar dhe nuk ka asnjë progres në këtë drejtim. Vizita e Kryeministrit Rama në Moskë, patjetër është e mundur dhe madje është e nevojshme, por për të realizuar një udhëtim të tillë, është e domosdoshme siç u shprehët me të drejtë një axhendë solide, një axhendë substantive, përfshirë këtu pse jo, edhe nënshkrimin e dokumenteve dy-palëshe.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img