Tirana
clear sky
36.5 ° C
36.5 °
36.5 °
18 %
1kmh
0 %
Pre
38 °
Sht
39 °
Die
41 °
Hën
40 °
Mar
38 °
E premte, 30 Korrik, 2021

Kërcënimet gjatë fushatës, Xhelal Mziu: E bëra për t’u dhënë zemër demokratëve, por ndikoi në rezultatin e zgjedhjeve

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Fushata zgjedhore për zgjedhjet e 25 prillit 2021 regjistroi shumë ngjarje jo pozitive që ndikuan seriozisht në situatën politike në vend.

Kulmi i tensioneve u shënua me vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, nga struktura paramilitare të ngritura nga Partia Demokratike për të mbrojtur votën, duke pretenduar se shteti dhe policia ishin një me ata që blenin vota.

Kjo ngjarje u shoqërua më pas me një deklaratë shokuese të kandidatit për deputet në qarkun e Dibrës, Xhelal Mziu.

I ftuar në emisionin ‘5 Pyetjet nga Babaramo’, Mziu tha se këto ngjarje kanë ndikuar negativisht për Partinë Demokratike në rezultatin e zgjedhjeve.

Mziu tha se deklarata “kush vjedh votën do ta pësojë si ai në Elbasan”, ishte ajo ishte një deklaratë emocionale dhe ishte për t’u dhënë zemër demokratëve.

“Fenomene që kanë ndodhur në zgjedhje, kanë qenë sekondare. Por deklaratat kanë ndikuar shumë. Ishte një deklaratë emocionale, por ishte dhe për t’u dhënë zemër demokratëve. Por edhe ndjesa ishte e ardhur nga unë personalisht jo e ardhur nga persona të tjerë. Pas katër orësh të deklaratës sime kemi kapur 4 persona që shpërndanin para dhe ne u treguam shumë paqësore. Ne mund të hakmerreshim, por kam qenë unë garanti i kësaj ngjarje që mos të ndodhte asnjë incident. Qeveria e ka provokuar ndjeshëm opozitën. Policia duhet të ishte koherente dhe të parandalonte çdo lloj ngjarje. Propaganda që përdori kjo qeveria ka luajtur rolin e saj sepse nuk duhet të kalojnë pa zhurmë instrumentet që përdori qeveria për të tjetërsuar votat”, tha Mziu.

Më shumë

spot_img
spot_img