Hapësire reklamuese

Aktualitet

Kërcënimet e Erdogan, Mitsotakis i përgjigjet “flakë për flakë” Turqisë: E dini mirë forcën e ushtrisë greke, do merrnit atë që meritoni

Shkruar nga Newsbomb
Kërcënimet e Erdogan, Mitsotakis i përgjigjet “flakë

“Deklaratat e fundit të zotit Erdogan janë të papranueshme”, kështu i komentoi kryeministri grej Kyriakos Mitsotakis deklaratat e kryeministrit turk në kuadër të intervistës që po jep në Panairin Ndërkombëtar të Selanikut.

“E kuptoj pse para zgjedhjeve fokusohen te nacionalizmi. Ata e kanë gabim, po helmojnë shoqërinë turke dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë. Nuk do të ndjekim Turqinë dhe zotin Erdogan në breshërinë e deklaratave provokuese. Do të ishte e papërgjegjshme dhe jashtë karakterit për mua. Ne do të japim përgjigje të qarta dhe do të nxjerrim në pah ndërkombëtarisht deformimin që Turqia po përpiqet të rrisë tensionin dhe të tregojë se Greqia është përgjegjëse” tha Mitsotakis.

Mitsotakis ndër të tjera në fjalimin e tij tha se shte Erdogan ai që hodhi në “erë”komunikimin mes dy shteteve, teksa theksoi se nuk ka ansjë problem që të takohen dhe të bisedojnë.

Mirëpo nuk ka munduar dhe përgjigje e drejtpërdrejtë e kryeministrit grek për të treguar forcën e vendit “nuk mund ta imagjinoj një konflikt Turqi-Greqi me Turqinë që të sulmojë në kurriz të sovranitetit kombëtar grek. Nuk mendoj se mund të ndodhë. Dhe nëse kjo do të ndodhte, Turqia do të merrte një përgjigje që do të ishte absolutisht e merituar Besoj se Turqia e di shumë mirë këtë. Ai e njeh mjaftueshmërinë e forcave të armatosura greke dhe shkallën e gatishmërisë së tyre”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu