Hapësire reklamuese

Aktualitet

Keqmenaxhim i mbetjeve, gjobitet kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli

Shkruar nga Newsbomb

Dritan Leli, kryebashkiaku i Vlorës është gjobitur nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit për keqmenaxhimin e mbetjeve në qytetin bregdetar.

Agjencia thotë se një grup pune ka kryer inspektimin dhe ka arritur të konstatojë, duke e dokumentuar me foto dhe video, se gjatë sezonit turistik situata e mbetjeve urbane nuk është menaxhuar mirë.

“Në këto rrethana grupi i inspektimit ka hapur çështjen e inspektimit dhe ka mbajtur aktet sipas legjislacionit në fuqi, për marrjen e masës administrative “gjobë” ndaj kryetarit të Bashkisë Vlorë për shkelje të nenit 21 të Ligjit Nr. 10463 datë 22.09.2011 “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve, i ndryshuar”, thuhet në dokument.

Më herët, për të njëjtën shkelje janë gjobitur kryebashkiakët Artur Bushi i Krujës, Tonin Marinaj i Malësisë së Madhe dhe ai i Poliçanit, Adriatik Zotkaj.

Dokumenti i publikuar nga Ora News Dokumenti i publikuar nga Ora News

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu