Hapësire reklamuese

Aktualitet

Keqinformonte për Covid-19, Youtube i bllokon kanalin televizionit të famshëm

Shkruar nga Newsbomb
Keqinformonte për Covid-19, Youtube i bllokon kanalin televizionit të

Youtube ka njoftuar këtë të dielë se ka ndaluar televizionin Sky News Australia që të ngarkojë video për një periudhë një javore, për shkak të keqinformimit për Covid-19.

Sky News është në pronësi të manjatit të medias Rupert Murdoch.

“Ne kemi politika të qarta dhe të prera për dezinformimin mjekësor lidhur me Covid-19 ... për të parandaluar përhapjen e dezinformatave për Covid-19 që mund të shkaktojnë dëm në botën reale,” thuhet në një deklaratë në YouTube.

Me 1.86 milion abonentë në YouTube, Sky News ka zgjeruar së tepërmi audiencën në rrjetet sociale.

Televizioni ka vënë në dyshim efikasitetin e vaksinave, si dhe gjatë ditëve të fundit kishte të ftuar një ekspert që kritikonte masat shtrënguese të qeverisë, të cilat i quante të dështuara.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu