Blogu i Blerinës për newsbomb.al
Kamomili do të jetë sot tema jonë e blogut. Jo rastësisht ajo është lënë për ditët e fundit të gushtit. Jo pak vajza dhe gra, të cilat nuk kanë kohë të kryejnë trajtime estetike më shkruajnë sesi mund të ushqejnë, pastrojnë dhe shkëlqejnë lëkurën e tyre të fytyrës dhe trupit, pas ditëve me diell dhe det. Për të gjitha rastet në ndihmë na vjen uji i kamomilit.
Si për lekurën e fytyrës e cila mund të ketë humbur ekuilibrin e saj të zakonshëm dhe është është acaruar me skuqje, apo puçrra të llojeve të ndryshme, ashtu edhe për lëkurën e trupit që është tharë, e dukët e vrazhdë. Për të zgjidhur këto probleme e shumë te tjera në ndihmë na vjen uji i kamomilit. Që ai të jetë sa më cilësor duhet që bima të jetë e tharë por jo e paketuar në bustina. Për rreth 500 gram lule kamomili, na duhen 4 -5 kilogram ujë. Pasi i kemi zier bashke i lemë të ftohet, e kullojmë dhe shplajmë lëkurën e fytyrës ose trupit çdo mbrëmje dhe mëngjes.
Vlerat e Kamomilit
Përpos të qenit një ndër bimët më qetësuese që natyra na ka dhuruar, kamomili ka veti të shtrëngojë poret dhe për këtë arsye i vjen shumë në ndihmë lëkurave të yndyrshme, ti pastrojë ato dhe kjo do të bëjë që situata e acaruar me puçra te brendshme nën lëkurë apo të jashtme të qetësohet. Gjithashtu ajo ka veti antiinflamatore dhe qetësuese, çka e bën ujin e kamomilit ndër qetësuesit e duhur për lëkurat delikate e të ndjeshme. Ndër vetitë fantastike të kamomilit nuk do të lemë pa përmendur edhe përmisimin e ekzemave dhe psoriazis, të cilat kanë një bum shfaqje në lëkurë këtë muaj, për shkak të baktereve dhe mikrobeve që ndryshojnë pehashin e tyre duke u shtuar me ritme të shpejta në temperatura tepër të larta apo të ulta.
Si ta përdorim pas plazhit
Rekomandimi im do të ishte veçanërisht në rastin e lëkurës së fytyrës, që pasi ta keni pastruar fytyrën me larësin tuaj, shplarjen finale ta beni me ujë kamomili, dhe ta mbani atë për te gjithe natën në lekurë. Në mëngjes e pastroni me ujë të bollshëm dhe gjithashtu shplarjen finale e bëni me ujë kamomili. Ju do të vini re që në 3-4 ditët e para që butësia dhe shkëlqimi i munguar do ti rikthehen fytyrë suaj. E çfarë është më kryesorja ketë veprim të përditshëm disa ditor (1-10 ditë) do ta bekojnë mbi të gjitha te gjitha ato gra dhe vajza apo djem që e ndjejnë te acaruar dhe me puçra pas pushimeve lëkurën e tyre të fytyrës. Uji i kamomilit është një rekomandim shumë i vlefshëm edhe në rastin kur ne nuk kemi asnjë problematikë, por duam të ushqejmë me shumë pak para e mbi të gjitha në mënyrë natyrale lëkurën tonë të trupit dhe fytyrës.
Përgatiti Blerina e Florescenter