Ministria e Brendshme jep udhëzime për të gjithë ata shtetas të Shqipërisë, që duan të aplikojnë për kartë identiteti apo pasaportë, për rinovim apo për herë të parë.
Për të kryer aplikimin për pajisje/rinovim të Kartës së Identitetit ose rinovim të Pasaportës Biometrike kur pasaporta është lëshuar PAS datës 31 Dhjetor 2011, nevojitet të rezervoni takimin pranë zyrave të ALEAT duke klikuar: https://rezervo.aleat.al/
Për të kryer aplikimin për pajisje të Pasaportës Biometrike për herë të parë ose kur pasaporta juaj aktuale është lëshuar PARA datës 31 Dhjetor 2011, nevojitet të plotësoni online në portalin e-Albania formularin e lëshuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, duke klikuar: https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx…
Pas shqyrtimit të aplikimit, do të njoftoheni brenda 1 dite për aplikim emergjent dhe brenda 7 ditësh për aplikim normal nga Policia e Shtetit, e më pas duhet të vijoni me rezervimin e takimit prane zyrave të ALEAT.