Tirana
scattered clouds
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
44 %
4.6kmh
40 %
Die
24 °
Hën
25 °
Mar
26 °
Mër
27 °
Enj
27 °
E diel, 13 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Keni ndonjë EMËR, kujt do i sekuestrohet pasuria nga Amerika? Meta: Ne kemi firmosur marrëveshjen e ekstradimit me SHBA

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti Ilir Meta është pyetur pak më parë nga gazetarët, nëse ai ka informacion apo ndonjë emër të ndonjë zyrtari të lartë që Amerika do t’i konfiskojë pasurinë, në bazë të vendimit të ri të Presidentit Joe Biden.

“Nuk kam asnjë emër. Ne kemi firmosur marrëveshjen e ekstradimit dhe mbështesim çdo vendim për konfiskim të pasurisë”, ka thënë shkurtimisht Presidenti Meta.

Më tej, për vendimin e Kuvendit për shkarkimin e tij nga detyra, Meta tha se deputetët kanë pasur “të drejtë” pasi ai ka bllokuar disa tentativa të Qeverisë në dëm të shqiptarëve.

“Kanë patur shumë arsye për të bërë këtë shkarkesë mllefi ndaj presidentit… Kanë shumë të drejtë sepse u mësuan keq me 120 deputetë. Nuk bashkëjetojnë dot me pluralizmin politik, me mendimin ndryshe, me llogaridhënien, normal”, tha Meta.

Për aktet e dhunës gjatë para zgjedhjeve, Presidenti tha se fajtore ishte Qeveria.

“Të gjithë e dinë se kush e nxiti dhunën kudo në Shqipëri, kush e nxiti dhunën në Kavajë, drejtorët e kujt ishin ata që nxitën gjakderdhje në zyrën e PD. Të gjithë e dinë se kush e nxititi dhunën në Elbasan. Se kush i zvarriste ato dosje. Se kush planifikonte që atë dhunë ta zvarriste në gjithë territorin e Shqipërisë. Se është mësuar keq me 120 deputetë atje.”

Për integrimin e vendit në BE, Meta tha se kjo është një çështje shumë e rëndësishme për vendin tonë.

“Dua të theksoj rëndësinë e çeljes së negociatave. Na vjen keq që ka dalë ky probleme midis Maqedonisë dhe Bullgarisë, po ju e mbani mend mirë se kur Maqedonia ishte gati, ne donim të bënim me forcë zgjedhje moniste. Miqtë tanë thanë se vetëm zgjedhjet pluraliste ndihmonin në çeljen e negociatave.

Integrimi eruopian nuk ka qenë i atij që nxit dhunën. Ju e dini shumë mirë që në prill 2020 kam paraqitur një platformë politike me veprime konkrete për të ndihmuar integrimin dhe menaxhimin. Përgjigja ishte hedhja në erë e Teatrit Kombëtar.”

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img