Tirana
broken clouds
21 ° C
21 °
21 °
52 %
3.6kmh
75 %
Pre
21 °
Sht
15 °
Die
20 °
Hën
25 °
Mar
26 °
E premte, 14 Maj, 2021
spot_img

“Keni mbajtur dy standarte në plagosjen e Kavajës dhe vrasjen e Elbasanit”, gazetarët e zënë ngushtë, Basha: E keni gabim!

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha duke folur për ngjarjen e rëndë të Elbasanit, u akuzua nga gazetarët në studion e “Open” se po mban dy standarte, ndryshe në atë të Kavajës ku u plagos eksponenti i PD-së, dhe një standart tjetër lidhur me vrasjen në Elbasan.

Në Kavajë shkuan Basha dhe Meta dhe menjëherë sulmuan PS dhe policinë pa pritur versionin zyrtar të ngjarjes, ndërkohë që në Elbasan po bën thirrje për të pritur zbardhjen e ngjarjes nga policia.

Basha e ka mohuar të ketë sjellje me dy standarte nga ai apo Partia Demokratike.

Vasili: Keni thënë që do e mbroni votën me çdo çmim, çfarë domethënë kjo?

Basha: Do të thotë që shqiptarët ta mbyllin derën e tranzicionit do votojnë të lirë dhe do shprehin vullnetin e tyre.

Pyetje: Ju thoni ne refuzojmë dhunën, por do ta mbrojmë me çdo çmim, për çfarë çmimi e keni fjalën?

Basha: Siç kemi bërë dhe siç do të bëjmë. Duke bërë thirrje për dalje masive dhe për votime për ndryshimin.

Pyetje: Do ta pranoni rezultatin e zgjedhjeve cilido të jetë?

Basha: Rezultati është i qartë, Rama do humbë dhe do largohet.

Vasili: Z.Basha ju vini nga mitingu dhe unë e kuptoj.

Basha: Edi Rama e di që ka humbur dhe ndaj bën këto gjëra.

Vasili: Keni mbajtur dy standarte, një në Kavajë dhe një standart tjetër në Elbasan.

Sulo: Shkuat atje dhe i ndejtët plagosurit shumë afër, tani mungon kjo sjellje në Elbasan. Nuk pritet as të fliste policia.  

Basha: Jo e keni gabim!

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img