Hapësire reklamuese

Politikë

Keni kontaktuar me Klodian Zoton? Arben Ahmetaj: Nuk e kam as gjak dhe as lidhje familjare! Unë njoh 95% të biznesit shqiptar, mos dilni nga objekti i hetimit

Shkruar nga Newsbomb
Keni kontaktuar me Klodian Zoton? Arben Ahmetaj: Nuk e kam as gjak dhe as lidhje

Zv.kryeministri Arben Ahmetaj është duke dëshmuar në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, ku ëhstë pyëtur nëse ka patur ndonjë kontakt me Klodian Zoton, i cili është shpallur në kërkim nga SPAK.

Ahmetaj u shpreh se nuk ka patur asnjë kontakt dhe nuk e ka Zoton as gjak dhe as ka lidhje familjare me të. I pyetur nëse ka udhëtuar me Mirel Mërtirin, Klodian Zoton dhe Stela Gugallën, ai tha se këto pyetje nuk janë objekti kryesor i këtij hetimi, duke i kërkuar kryetares së Komisionit të mos dalë nga objektivi.

Ahmetaj theksoi se njeh 95% të biznesit shqiptar, ndaj nuk duhet pyetur se kë njeh, por kush janë personazhet që ai nuk njeh.

“Nuk e kam as gjak dhe as lidhje familjare dhe as lidhje krushqie , as partner biznesi , as kemi qenë ndonjëherë në të njëjtën punë. Zoton e kam të njohur në distancë…Unë nuk kam as lidhje gjaku, asnjë lloj lidhje, në respekt pranova të përgjigjesha, por pyetja është jashtë objektit të Komisionit. Por objekti i Komisionit ju e dini kush është”, tha Ahmetaj.

Tabaku: Kjo pyetje i është bërë të gjithë anëtarëve që kanë ardhur për të dëshmuar në këtë Komision.

Pyetje: Keni udhëtuar me Mërtirin , Zoton dhe Stela Gugallen?

Ahmetaj: Ky nuk është objekt i këtij Komisioni, . Unë kam udhëtuar më shumë miq. Në këtë vend duhet të pyetem kë nuk njoh, sepse njoh 95 % të biznesit shqiptar…

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.