Tirana
clear sky
36.5 ° C
36.5 °
36.5 °
18 %
1kmh
0 %
Pre
38 °
Sht
39 °
Die
41 °
Hën
40 °
Mar
38 °
E premte, 30 Korrik, 2021

“Keni informacione nga amerikanët”, revoltohet Spartak Ngjela: Jo moj zonjë çfarë thua?! Nuk pranoj informacione unë!

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Avokati Spartak Ngjela ka folur sot lidhur me çështjet e fundit që kanë bërë bujë në vendin tonë, arrestimi i kryebashkiakut të Lushnjës Fatos Tushe dhe zyrtarëve atje, si dhe arrestimin e disa zyrtarëve të tjerë sot në Ministrinë e Brendshme, të cilët akuzohen për veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” në bashkëpunim.

Ngjela tha në “Kjo javë”, se të gjithë do e pësojnë, nëse kanë futur duart në tenderat publikë.

Mirëpo avokati u “revoltua” disi kur gazetarja Nisida Tufa i tha se ai i ka informacionet nga amerika. Ngjela e mohoi diçka të tillë dhe deklaroi se gjithcka e bazon në deduksion dhe logjikë ligjore.

Nisida Tufa: Ju keni thënë gjithnjë që keni informacione nga amerikanët për këto arrestime…

Spartak Ngjela: Jo moj zonjë çfarë thua? Ku kam informacione unë? Çfarë informacionesh thua? Joo, s’kam thënë gjë unë, hëh, nuk pranoj informacione unë. Po dhe sikur, pse mua do mi japin ata mua do mi thonë që të vi t’ua them juve këtu. Unë bëj analizë në bazë të logjikës sime, në bazë të deduksionit. SPAK ka filluar veprimin, goditja po fillon nga e majta siç bëri Napoleoni në kohën e revolucionit, e filloi spastrimin nga vetja.

Më shumë

spot_img
spot_img