Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
53 %
1.5kmh
0 %
Enj
23 °
Pre
28 °
Sht
28 °
Die
31 °
Hën
33 °
E enjte, 17 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

“Keni gjetur Amerikën në Itali”, faturino sulmon pasagjeren e huaj: Në vendin tuaj ua presin duart kur bëni gabime (VIDEO)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

ba41c4be9f4bec5fafd09fe85f89ea01

Një ngjarje aspak e këndshme ka ndodhur në një autobus në Itali, ku faturinoja i ka bërtitur një gruaje të huaj, e cila e preu biletën vetëm pas mbërritjes së kontrolluesit.

“Në vendin tuaj nuk i bëni këto gjëra, vetëm në Itali ju lejojnë. Ndryshimi është se atje jua presin duart kur gaboni, prandaj përfitoni këtu. E keni gjatur Amerikën në Itali”, i bërtiti faturino, ndërkohë që videoja po bën xhiron e rrjetit.

Administrata komunale ka shprehur solidaritetin e saj për gruan, ndërsa kryetari i komunës së Lecco-s Mauro Gattinoni e kontaktoi atë duke i shprehur mbështetjen e tij dhe e siguroi se faturino do të dënohet për sjelljen e tij.

“Asnjë shkelje nuk mund të justifikojë një sjellje të tillë nga personat e punësuar për të garantuar respekt dhe siguri”, tha Gattinoni.

Ndërkohë edhe kompania e autobusëve ka kërkuar hetime të mëtejshme për të marrë masat e nevojshme.

“Keni gjetur Amerikën në Itali”, faturino sulmon pasagjeren e huaj: Në vendin tuaj ua presin duart kur bëni gabime (VIDEO)

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img