Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Keni folur në telefon me Suel Çelën? Bardhi u përgjigjet akuzave të Berishës: Ai ka detyruar demokratët për të firmosur për Kuvendin e 11 Dhjetorit

Shkruar nga Newsbomb
Keni folur në telefon me Suel Çelën? Bardhi u përgjigjet

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i është përgjigjur akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha për bashkëpunim me Suel Çelën në Elbasan.

Ai ka hedhur poshtë këto akuza teksa ka folur në “News 24”, duke thënë se Çela është përfshirë në procesin e mbledhjes së firmave ku ka thirrur anëtarë të Kuvendit të PD, duke u kërkuar të firmosin e formularët për mbajtjen e kuvendit të 11 Dhjetorit.

Ndërsa për Berishën shtoi se ai ka qenë një nga njerëzit që e ka mbështetur më shumë në betejën e tij në Elbasan gjatë fushatës për zgjedhjet e 25 prillit.

Bardhi: E kam vlerësuar se pas disa ditësh heshtje është distancuar. Nuk besoj se Sali Berisha e ka angazhuar Suel Çelën në këtë proces. Por jam i bindur se ka informacionin që unë kam. Është vënë në dijeni që po ndodhte një fenomen i tillë. Në fillim në nëntorit ka pasur një angazhim të këtij njëriu që ka thirrur demokratët dhe u ka vënë parë fletën për të firmosur. Unë ka kërkuar distancimin e tij nga kjo gjë dhe e vlerësoj që po e bën një gjë të tillë. Ai po thotë një tjetër të vërtetë që ai ka qenë krah meje, njeriu që më ka mbështetur më shumë në betejën time gjatë zgjedhjeve të 25 prillit me kërcënimet që bënte.

Berisha ka bërë denoncimet që ai vetë thotë, sikundër që duke nisur nga data 4 ose 5 nëntor ky individ është përfshirë në procesin e mbledhjes së firmave. Ai ka thirrur anëtarë të Kuvendit të PD duke u kërkuar nënshkrimin e eformualarëve. Këtë e kam të dëshmuar nga shjetëra demokratë kam ndjerë përgjegjësinë që të dal dhe ta denoncoj publikisht. Kam kërkuar që Berisha të kërkonte informacion mbi denonciminh tim, por nuk e ka bërë. Siç e thashë ai ka qenë krah meje më shumë se askush në betejën e 25 prillit.

Pyetje: A keni komunikuar në telefon me Suel Çelën ashtu si sih-kryeministri Berisha u akuzon?

Bardhi: Kjo është një nga ato gënjeshtrat që të shokon. Nuk kam pasur arsye se pse të komunikoj me të. Kurrë në jetën time, sa do të kem frymë nuk do të keni një rast që Gazment Bardhi të takojë njerëz të tillë. Unë kam bërë kallëzin në SPAK me 7 prill. Lidhur me këtë kam informuar edhe presidentin Meta.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll