Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Keni dy djem, mendoni për ta!” KËRCËNOHET gjyqtarja Arnisa Këlliçi (LETRA)

Shkruar nga Newsbomb

Gjyqtarja e Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë , Arnisa Këlliçi, është kërcënuar me jetën e fëmijëve të saj. Një letër anonime ka mbërritur në vendin e saj të punës në të cilën shkruhej: E dashur Arnisa.Keni dy fëmijë ….. dhe ….. Mendoni për ta! Si mund të rroni ju, e jo ata e kjo është e vërtetë. Me respekt

Burime për mediat bëjnë me dije se kjo letër e cila ka shkuar në adresën e gjyqtares dyshohet të jetë dërguar nga një i burgosur. Menjëherë, pas kësaj ajo ka kërkuar mbrojtje të posaçme pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Në shkresën që ajo i ka drejtuar KLGJ-së i vë në dijeni se letra kërcënuese i ka ardhur këtë të shtunë dhe se është kërcënuar me familjen e saj. Burime zyrtare nga KLGJ bëjnë me dije për mediat se menjëherë kanë filluar hetimet dhe po verifikohet letra nga organet kompetente.

“Sot më datë 20.01.2024, m ë ka ardhur një letër kërcënuese, që me aq sa mund të deshifroj përmban kërcënime për mua, fëmijët e mi dhe familjen time. Unë nuk mund të atestoj në asnjë moment për vërtetësinë e kësaj letre. Thënë kjo, për çdo eventualitet, unë kërkoj një mbrojtje të posaçme, për aq sa ju e shihni te nevojshme”, shkruhet në letrën e plotë të gjyqtares Arnisa Këlliçi drejtuar KLGJ.

LETRA KËRCËNUESE

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese