Tirana
clear sky
30.5 ° C
30.5 °
30.5 °
45 %
2.1kmh
0 %
Die
30 °
Hën
37 °
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
38 °
E diel, 1 Gusht, 2021

Keni bërë dy doza vaksine? Ja si ta merrni pasaportën Covid te E-albania dhe mund të udhëtoni lirshëm

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Jo vetëm vendet e huaja, por tashmë edhe Shqipëria do t’u mundësojë shtetasve të saj pasaportë Covid.

Atë mund ta sigurojë përmes portalit qeveritar E-albania, çdo qytetar që ka akses dhe që ka bërë dy doza vaksine. Dokumenti që do të sigurojë çdokush vlen për të treguar se ju jeni të imunzuar dhe mund të lëvizni lirshëm.

Në portalin e-albania, vendosni kodin NID që ndodhet në kartën e identitetit dhe vendosni fjalëkalimin tuaj. Në rubrikën e caktuar është e mundshme që të shkarkosh dokumentin.

Mënyra e aplimit:

Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania;  Zgjidhni shërbimin “Pasaportë vaksinimi Covid-19”;  Klikoni butonin “Përdor”;  Klikoni butonin “Shkarko dokumentin”; Pasaportën e vaksinimit Covid-19 me kodin unik mund ta gjeni në çdo kohë në seksionin “Dokumentet e mia” te hapësira juaj në portalin e-Albania.

Deri më tani, janë ende shumë vende që kërkojnë edhe testin Covid për të udhëtuar dhe parashikojnë edhe karantinim, por me ardhjen e sezonit turistik pritet që të ketë ndryshime me masat dhe të ketë lehtësime të ndjeshme.

Më shumë

spot_img
spot_img