Hapësire reklamuese

Aktualitet

Keni aplikuar për Lotarinë Amerikane? Sot dalin përgjigjet, ja ku mund ta kontrolloni nëse jeni fitues

Shkruar nga Newsbomb
Ilustruese

Ditën e sotme pritjes për përgjigjet e Lotarisë Amerikane i ka ardhur fundi.

Edhe pse në vitet paraardhëse përgjigjet për aplikuesit e Lotarisë Amerikane dilnin në muajin maj, këtë vit për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19 u vendos që të ishte muaji qershor që qytetarët të njoftoheshin nëse ishin fitues ose jo.

Duke filluar nga ora 18:00 e pasdites së sotme të regjistruarit e DV-2020 do të kenë mundësi të përdorin numrin e tyre unik të konfirmimit për të kontrolluar në online “Kontrollin e Statusit të të Regjistruarve” në faqen zyrtare të E-DV-së nëse janë përzgjedhur.

Për të mësuar nëse jeni përzgjedhur fitues, duhet të klikoni këtu https://dvprogram.state.gov/

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.