Hapësire reklamuese

Politikë

Keni afat vetëm 2 ditë! Manastirliu jep lajmin: Do vaksinohen të gjithë personat mbi 18 vjeç, ja ku të aplikoni, fillon të martën

Shkruar nga Newsbomb
Keni afat vetëm 2 ditë! Manastirliu jep lajmin: Do vaksinohen të

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu njofton se për dy ditë, qendrat e vaksinimit do të jenë të hapura për të gjithë qytetarët mbi 18 vjeç. Sipas ministres, të rinjtë dhe personat e tjerë të interesuar do të kene vetëm dy ditë afat.

Në datat 29-30 qershor, që përkojnë me ditën e martë dhe të mërkurë të javës tjetër, do të bëhet vaksinimi masiv i qytetarëve që do të aplikojnë gjatë këtyre ditëve në e-Albania.

Qendrat do të qëndrojnë të hapura vetëm për këto dy ditë, ndërsa më pas vaksinimi do të rinisë përsëri për personat mbi 50 vjeç.

“Nga java e ardhshme, dita e martë dhe e mërkurë, të jenë ditë vaksinimi të hapura për vaksinimin e të gjithë popullatës +18 vjeç. Këto do të jenë kryesisht ditë ndërgjegjësimi më shumë, por duhet të kemi mbulim me vaksina, që të shmanget infeksioni.

Ne do të përdorim platformën e-Albania, që të gjithë qytetarët që janë të interesuar për t'u vaksinuar, të mund të aplikojnë nga dita e nesërme, e diela dhe e hëna për të kërkuar për t'u vaksinuar dhe sistemi E-Albania do të njoftojë vendin e vaksinimit, sipas qyteteve dhe do të jenë kryesisht qendrat e vaksinimit të përqëndruar ato të cilat do realizojnë vaksinimet për ditët e hapura", tha ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë dhe Sëmundjeve Infektive në ISHP, prof. Silva Bino u shpreh se vaksinimi i moshave më të reja është i rëndësishëm për rritjen e ndërgjegjësimit dhe shmangien e shpërthimeve epidemike të mundshme të variantit të ri Delta.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.