Hapësire reklamuese

Showbiz

Këngëtarja shqiptare bëhet nënë për herë të parë, sjell në jetë një vajzë

Shkruar nga Newsbomb

Këngëtarja e njohur shqiptare Ryva Kajtazi është bërë nënë për herë të parë, duke shtuar kështu gëzimin në familjen e saj.

Burime pranë Prive.al bëjnë të ditur se Ryva ka sjellë në jetë një vajzë, emri i të cilës nuk është bërë ende i ditur. Këngëtarja hoqi dorë nga muzika gjatë periudhës së shtatzënisë. Madje ajo u mundua ta mbajë në fshehtësi të plotë duke mos publikuar foto në rrjete sociale.

Megjithatë në një intervistë të pak javëve më parë Ryva tregoi edhe gjininë e fëmijës, pra një vajzë dhe shpresojmë që së shpejti ajo të publikojë edhe ndonjë fotografi me vajzën.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.