Hapësire reklamuese

Showbiz

Këngëtarja humbi jetën në aksidentin tragjik, Neymar i pikëlluar: Nuk mund ta besoj!

Shkruar nga Newsbomb
Këngëtarja humbi jetën në aksidentin tragjik, Neymar i

Lajmi për vdekjen e yllit të muzikës Marilia Mendonca tronditi Brazilin mıngjesin e sotëm. 26-vjeçarja humbi jetën bashkë me menaxherin e saj, pasi avioni me të cilin po udhëtonin u përplas dhe u rrëzua në shtetin Minas Gerais. Humbja e saj ka hidhëruar fansat, përfshirë edhe yllin e futbollit, Neymar.

“Nuk mund ta besoj”, ka shkruar lojtari në rrjetet sociale.

Presidenti brazilian gjithashtu, Jair Bolsonaro, shpërndau një mesazh ngushëllimi për vdekjen e këngëtares, të cilën e cilësoi si “një prej artistëve më të mëdhenj të brezit të saj”.

Përpara se të ndahej nga jeta, Mendonça ndau një video me ndjekësit e saj në Instagram, në të cilën shfaqej duke ecur drejt avionit, teksa mbante një valixhe dhe kitarë në dorë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll