Këngëtarja e njohur amerikane, Cherilyn Sarkisian, e cila ndryshe njihet me emrin e artit si Cher, do të përballet me akuza të rënda në Gjykatë, pasi është ngritur një padi ndaj saj. Autoritetet dyshojnë se ajo ka organizuar rrëmbimin e djalit të saj në vitin 2022.
Mediet e huaja kanë publikuar dhe dokumente gjyqësore në lidhje me këtë çështje. Nusja e djalit të këngëtares, pohoi në gjykatë se natën e 30 Nëntorit katër persona hynë në dhomën e tyre të hotelit dhe e kapën me forcë Elijan. Ajo pretendon se rrëmbyesit janë punësuar pikërisht nga nëna e tij, Cher.
Deri më tani nuk është publikuar përgjigja e Cher-it ndaj akuzave të nuses së saj. Elijah, sipas Daily Mail, aktualisht ndodhet në një qendër rehabilitimi në Pasadena të Kalifornisë, pasi u rrëzua në hyrje të hotelit ku po qëndronte.