Këngëtarja amerikane e njohur me emrin e artit Lizzo është një ndër personazhet, e cila nuk ka komplekse për trupin e saj.
Ajo ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve, për shkak të fotove nudo që ka postuar në Instagram dhe është bërë e preferuara në rrjete sociale për shfaqjen me krenari të formave trupore.
Lizzo ka ndarë me ndjekësit disa foto nga jahti, ku shfaqet pothuajse nudo, ndërsa ka marrë komente të shumta. Kjo nuk është hera e parë që këngëtarja poston foto nudo, pasi vazhdimisht ka ndarë fotot të tilla, duke mos patur komplekse për format e saj shumë të bëshme.