Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
31 %
9.3kmh
0 %
Hën
22 °
Mar
26 °
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
E hënë, 14 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Këngëtari shpërthen ndaj komenteve pasi zgjodhi PS dhe ironizon Bashën: Shihni një femër dhe një mashkull në foto dhe 1 + 1 = 7 sipas jush (E PLOTË NË BRENDËSI)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

39c3bde38ee5957c9935b2d78445205d

Artisti Klevis Bega ka publikuar një foto me Erion Veliajn mëngjesin e sotëm duke dhënë një mesazh shterues se pse i është bashkuar Partisë Socialiste në këto zgjedhje, raporton newsbomb.al.

Kastro, sikurse e njohin të gjithë me emrin e tij artistic, thotë se ka bërë këtë zgjidhje poitike sepse “mu dha hapësire që edhe mendimet e mia të çmendura t’mi mbështesin për një sistem më të mirë”.

“Boll gabime kam bërë në jetë, jam lodhur nga gabimet dhe kam kuptuar që jeta është shumë e shkurtër për të nxjerr vrer dhe për tu marrë me gratë e botës nëpër rrjete sociale”, shkruan Kastro.

“Lexova diku që Kastrua ka ngel pa punë dhe vajti takoi Lalin dhe ky i fundit si “ishin” e gruas e ndihmoi! S’keni faj se shani komunistët dhe në bufe keni ende veprat e Xhaxhit…shihni një femër dhe një mashkull në një foto dhe 1 +1 = 7, me aritmetikën tuaj arrini në përfundimet tuaja” shkruan Kastro duke ironizuar aritmetikën e kreut të PD Lulzim Basha, që hyri në “histori” me gafën 7×7, raporton newsbomb.al.

Postimi i plotë i Kastro Zizos

Ka disa muaj ne fakt qe kam dashur ti them nja 2 fjale lidhur me daljet e mia publike krah antareve dhe eksponenteve te partise socialiste…por duke pasur shume angazhime dhe pune reale dhe jo “pune fejsbukjane” thjesht kam mbyllur sy e vesh dhe kam vazhduar jeten time. Nje jete e mbushur me veshtiresi, intriga, vuajtie por kurre me tradheti nga une siç u pretendua nga disa te  njeres apo tjetres parti qe jane ne Pazar. Kush me njeh e di mire se sa shume kam bere per shume te tjere ne ate pak hapsire artistike apo mediatike qe kam dhe kam pasur dhe po ata e dine mire qe ska njeri ne bote qe une mos ta shoh ne sy per nje apo disa arsye pervecse kur gaboja dhe syte i coja ne toke vetem para mamase sime te ndjere. Jam rritur me virtyte te larta dhe nga nje familje qe do ta kishte zili kushdo dhe per ato vlera nuk do te shitesha te askush dhe per asgje. Une jam nje artist i lire ne nje vend me 1miljon probleme qe ka deshiren e mire qe ato probleme ti bej 999999 dhe sado pak te jap nje dore ne  gjithe kete qe po ne jemi autore. Dhe vetem se bej dot! Kam bere zgjedhjen time politike sepse gjeta dhe mu dha hapsire qe dhe mendimet e mia “te çmendura” tmi mbeshtesin per nje sistem me te mire. Koha do te tregoje nese une kam gabuar apo jo…por boll gabime kam bere ne jete, jam lodhur nga gabimet dhe kam kuptuar qe jeta eshte shume e shkurter per te nxjer vrer dhe per tu marr me grate e botes neper “social”. Tashme une di sekretin e te mos gabuarit, di sekretin e te berit nje jete me te mire ne familje,  3 te shtrenjtit e mi dhe nje bote qe nuk eshte aq e zeze sa mendoja. Lexova diku qe “Kastrua” ka ngel pa pune dhe vajti takoi Lalin dhe ky i fundit si “ishin” e gruas e ndihmoi! Po sa qesharak dhe Plithare qe jeni, po nuk di as te qesh sepse eshte si ndjesi dhe koncept i ri njerezor ku e qeshura dhe e qara jane bashke por ne nje pellg te madh llumi injorant. Po skeni faj se shani “komunistet” dhe ne bufe keni ende veprat e Xhaxhit por te stiluara nje flet palose 1 lere ashtu…shihni 1 femer dhe 1 mashkull ne nje foto dhe 1+1=7 me aritmetiken tuaj arrini ne perfundimet tuaja. Jam nga ai brez qe ka rritur shume breza dhe jam krenar per kete, jam krenar qe gjimnazin e kam bere ne “Petronin” dhe ato vite kane qene brilante ne nxjerien e njerezve me vlera te larta artistike, politike, morale..brezi i Ajoles, Arbanes,  Erises, Alketes, Redit, Ëestsajdeve ( ËSF) , Produktave ( PRODUKT 28 )  e pa fund te tjereve qe i kerkoj ndjese qe spo i shkruaj. Te gjithe kemi familjet tona sot dhe te gjithe kemi luftuar shume per ate qe kemi. Kur “luanim” “deputetçe” ne senatin e shkolles edhe pas ndo1 debati, ne fund sa shijohej ajo kafja me ate teken e konjakut te lokali ngjit. Pas 30 vitesh duhet te kishim marr shume mesime dhe 1 nder to eshte Qytetaria dhe berja e nje politike te paster pa cenuar ne vet te pare dhe ne familje por me sa shoh ka ende pune per tu bere. Une besoj shume qe nje vend i mire e bejne banoret e mire dhe ne jemi Shqiptare te vuajtur por te mire! Dashuroni njerez, beni palester, pini ndo1 got vere, po dhe ndo1 këte ndo1here se eshte tymnaje frymezimi dhe jeten shijoheni per femijet, familjet, motrat, vellezerit , te dashurit tuaj dhe do shihni se sa mire do te ndiheni. Nje dite te bukur dhe plot dashuri 

P.s meqe une dhe Lali nuk shiheshim dot ne sy po ju shohim juve

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img