Hapësire reklamuese

Aktualitet

Këngëtari shkodran në gjendje të rëndë, kolegët apel për ndihmë shtetit

Shkruar nga Newsbomb

Këngëtari i njohur shkodran, Eduard Jubani prej disa kohësh vuan nga probleme kardiake, por ditën e djeshme gjendja e tij shëndetësore është rënduar. Prej të martës, Jubani qëndron i shtruar në reanimacion në Spitalin Rajonal të Shkodrës ku dhe po trajtohet.

Lajmin për gjendjen e rëndë shëndetësore e kanë njoftuar kolegët dhe miqtë e këngëtarit në rrjetet sociale ku dhe apelojnë për ndihmë.

Këngëtari shkodran, Eduard Jubani ne gjendje te rende shendetesore

Një nga kolegët e Eduard Jubani, shkodrani Frederik Ndoci i ftuar në News 24 ka thënë se artisti ka nevojë për ndihmë, për shkak të disa problemeve shëndetësore.

Ndoci u shpreh se është shumë i shqetësuar për shëndetin e mikut të vetë dhe apelon për ndihmë financiare, nga qytetarët dhe shteti.

“Kam 2-3 ditë i shqetësuar për Eduart Jubanin, ka probleme me veshkat, melçinë dhe zemrën. Ai ka nevojë për ndihmë, mjekësia lë për të dëshiruar aty ku do, kur nuk do e kalon lehtë lumin.”

Ndoci tregoi se Jubani i ka veshkat e bllokuara, po ashtu mëlçinë, zemrën.

Pra ne kemi një kauzë të madhe të mbledhur bashkë. Kështu është kjo botë, po nuk pate para…Nuk e kuptoj pse sot artisi vuan. Shteti duhet t’i shkojë nga pas artistit. Kam folur dhe me kryetarin e bashkisë Shkodër. Ai me tha do bëjmë çmos t’i vijmë në ndihmë.”, - u shpreh Ndoci.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese