Tirana
clear sky
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
37 %
1kmh
0 %
Enj
20 °
Pre
19 °
Sht
18 °
Die
19 °
Hën
15 °
E enjte, 23 Mars, 2023

Këngëtari lirik shqiptar triumfon dhe shpallet fitues në Itali

Lajme të ngjashëm

Artisti i Teatrit të Operës dhe Baletit, Xhieldo Hyseni, është shpallur fitues në konkursin prestigjioz për këngëtarët e rinj lirik “AsLiCo”, të zhvilluar nga “Teatri Social i Como-s”, në Itali.

27-vjeçari arriti të rrëmbente mes shumë konkurrentëve rolin e Salastros për veprën operistike të Mozart-it “Flauti magjik”, në finalen që u mbajt të dielën e 8 janarit, për ta interpretuar atë në teatrot e Lombardisë.

Lajmin e bëri të ditur vetë drejtoresha e Përgjithshme e TKOB-së, Abigeila Voshtina, e cila e uroi për arritjen dhe u shpreh krenare.

“Promovimi i të tilla talenteve përtej kufijve iu hap rrugën këngëtarëve të rinj, me aftësitë e duhura, të zgjerojnë horizontin dhe të rriten si nga ana artistike, asht edhe ajo profesionale”, tha ajo.

Përgjatë maratonës 3-ditore, në edicionin e 74-t të këtij konkursit, Shqipëria u përfaqësua nga tre të rinjtë e TKOB-së, Rovena Xhelili, Xhieldo Hyseni dhe Bledar Domi, në bashkëpunim me Rame Lahaj International Opera Festival (RLIOF) dhe me kujdesin e veçantë të drejtorit Artistik të RLIOF-it, Ulpiana Aliaj.

Më shumë