Tirana
overcast clouds
6.5 ° C
6.5 °
6.5 °
93 %
1kmh
100 %
Die
10 °
Hën
12 °
Mar
13 °
Mër
14 °
Enj
8 °
E diel, 27 Nëntor, 2022

Këngëtari i rrezikoi jetën partneres në “Dance Albania”: Nuk isha në formën më të mirë, kisha pirë pak

spot_img

Lajme të ngjashëm

Këngëtari Valon Shehu është një ndër konkurrentët e spektaklit të kërcimit “Dance Albania”.

Në puntatën e kaluar, gjatë preformancës së këngëtarit ndodhi një incident i papritur me partneren e tij në kërcim.

Gjatë perfomancës  artisti nga Gjakova humbi ekuilibrin, duke rrezikuar jetën e balerinës e cila ishte ndjerë gjithashtu e frikësuar.

“Më krijohet një gjendje shumë e keqe, rrezikova të thyeja shtyllën kurrizore. Në atë moment thjesht mendova që rashë. Do ishte shumë fatale për mua. Nuk dua ta mendoj fare se çfarë do më ndodhte”, është shprehur balerina Marjana.

Ndërkohë Valoni ka thënë se nuk ishte në formën e tij më të mirë për shkakun se kishte pirë dy gota alkol.

“Ndodhi se s’kam qenë në formën time më të mirë. Ndoshta dhe alkooli pak që kam pirë një gotë të dytë, mendoj që ka qenë moskorrektësia ime ndaj provave”, shprehet Valoni.

Ai tha më tej se do të jetë më i kujdesshëm, për të mos krijuar situata të tilla.

Më shumë




spot_img






spot_img