Reperi i njohur shqiptar Lyrical Son është bërë baba për herë të dytë.
Festim Arifi, i njohur për publikun si Lyrical Son, është bërë baba i një vajze.
Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar vetë Festimi, duke treguar se vajza ka lindur dy ditë më parë. Po ashtu këngëtari ka zbuluar edhe emrin e vogëlushes, e cila quhet Erika.
Reperi dhe bashkëshortja e tij Gresa janë prindër edhe të një vajze tjetër. Eva pak ditë më parë festoi 3-vjetorin e lindjes.