Hapësire reklamuese

Bota

Këngëtari i njohur refuzon të luajë në evente ku kërkohet pasaporta e vaksinimit

Shkruar nga Newsbomb
Këngëtari i njohur refuzon të luajë në evente ku

Këngëtari i njohur Eric Clapton nuk do të luajë në klube dhe salla koncertesh ku kërkohet vaksina anti-Covid.

Ka qenë vetë këngëyari i cili përmes një stuatusi ka bërë të ditur këtë vendim të marrë nga vetë ai, një ditë pas vendimeve të kryeministrit britanik, Boris Johnson, sipas të cilave do të kërkohet pasaporta e vaksinimit për të hyrë në klube dhe vende ku do të organizohen ngjarje të mëdha.

“Pas njoftimit të Kryeministrit u detyrova që të bëj këtë njoftim vetë. Unë dua t’u them të gjithëve se kurrë nuk do të luaj në një skenë në prani të një publiku të diskriminuar. Nëse nuk është e mundur që të gjithë të jenë në gjendje të marrin pjesë në koncert unë do të anuloj shfaqjen”, tha ai.

Ndër të tjera, këngëtari bëri me dije se kishte patur një eksperiencë “katastrofike” me vaksinën AstraZeneca.

Shfaqja tjetër e Capton në Mbretërinë e Bashkuar është planifikuar që të mbahen në muajin maj në 2022. Njerëzve u është thënë që mund t’u kërkohet që para se të futen në sallë do u kërkohet pasaporta e vaksinimit.

Clapton gjithashtu ka tetë koncerte në SHBA të planifikuara në shtator të këtij viti dhe nuk është hera e parë që artisti mban një qëndrim mbi masat anti-Covid.

Sondazh

Poll