Hapësire reklamuese

Showbiz

Këngëtari i njohur i muzikës popullore përfundon në spital: Mjekët më gjetën një çrregullim në zemër

Shkruar nga Newsbomb
FotoArkive: Kengetaret Sabri Fejzullahu dhe Ramadan Krasniqi

Këngëtari i muzikës popullore Ramadan Krasniqi, shkruan se pas disa shqetësimeve shëndetësore që ka pasur, është shtruar në spital ku mjekët i kanë konfirmuar se kishte një çrregullim në zemër.

“Megjithatë pas kësaj i jam nënshtruar një kotrolli shëndetësorë. Mjekët kanë gjetur një çrregullim zemre për të cilin menduan se duhet trajtim. Unë jam i prirë që në çdo aspekt jetësorë të dëgjoj profesionistët e lëmisë, ndaj dhe ju nënshtrova aplikimit të stentimit. Çdo gjë u krye me sukses brenda pak minutash! Po ndjehem shumë mirë, nesër pritet ti kthehem përditshmërisë dhe noramlitetit jetësorë”, shkruan ndër të tjera Dani.

Shkrimi i plotë:

Miq, dashamirë dhe adhurues të respektuar të këngës time,

Pas disa aktiviteteve të mia rekreative e sportive, të cilat unë i kam të përditshme dhe i aplikojë ndër vite, gjatë dy ditëve të fundit kam ndjerë disa shqetësime shëndetësore, e të cilat në dijen time ishin të vogla dhe pak të vërejtshme.

Megjithatë pas kësaj i jam nënshtruar një kotrolli shëndetësorë. Mjekët kanë gjetur një çrregullim zemre për të cilin menduan se duhet trajtim.

Unë jam i prirë që në çdo aspekt jetësorë të dëgjoj profesionistët e lëmisë, ndaj dhe ju nënshtrova aplikimit të stentimit. Çdo gjë u krye me sukses brenda pak minutash! Po ndjehem shumë mirë, nesër pritet ti kthehem përditshmërisë dhe noramlitetit jetësorë!

Megjithatë sipas mjekëve, edhe në këtë rast përparësitë e mia sërish dolën të jenë;

Aktiviteti sportiv në natyrë, ndajë bëjeni!

Mos pirja e duhanit – mos e pini kurrë!

Mos pirja e alkolit, - mos e pini kurrë!

Falënderimi i takon Zotit për çdo gjë!

Respekt të pafund për interesimin tuaj, jua kthefsha në të mira.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll