Tirana
broken clouds
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
44 %
5.1kmh
75 %
Enj
11 °
Pre
7 °
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
3 °
E enjte, 20 Janar, 2022

Këngëtari GREK i dashur nga shqiptarët Stamatis Godinis: Shqiptarët, një popull punëtor, aktiv, një popull që e do familjen e ka principe (DEKLARATA)

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

033f5157443f0352d77f80cb23c57874

Stamatis Godinis, këngëtari i njohur grek flet me një admirim të vecantë për shqiptarët në një intervistë për televizionin “Tribuna” të shqiptarëve në Greqi.

I intervistuar nga gazetarja Juli Ndriko, këngëtari thotë se i njeh shqiptarët edhe nga dashuria që ata i falin gjatë koncerteve dhe aktiviteteve të tij, madje, edhe i kërkojnë autografe.

“Unë kam marrëdhënie shumë të mira me shqiptarët. Eshtë një popull punëtor. Sigurisht që kudo ka dhe përjashtime. Ekziston e mira dhe e keqja. Por në pjesën më të madhe, është një popull aktiv, lufton, është një popull i cili e do familjen, ka principe. Kemi pagëzuar edhe një djalë, Stefanin, i cili është i pari në shkollën e arteve dhe në artet marciale.

Është 20 vjec sot. Ky djalosh ka marrë prej meje dy dhunti: pikturën dhe artet marciale. Kam një public shqiptar i cili më ndjek, vijnë me vizitojnë në lokalet ku unë shfaqem dhe i duan vertet këngët e mia. Vijnë për të kërkuar autografë dhe më shprehin dashurinë e tyre. E di që më do edhe publiku në Shqipëri” tha këngëtari Stamatis Godinis për televizionin Tribuna.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img