Hapësire reklamuese

Politikë

Kënga e Ramës për fushatën, Arjan Çani zbulon emrin e këngëtarit: Është një djalë i ri nga Elbasani

Shkruar nga Newsbomb
Kënga e Ramës për fushatën, Arjan Çani zbulon emrin e

Analisti Arjan Çani ka zbuluar mbrëmjen e kësaj të enjteje emrin e këngëtarit, të cilit kryeministri Edi Rama i ka marrë këngën për ta përdorur për fushatën zgjedhore të 14 Majit. Çani ka treguar se ai është një djalë i ri nga Elbasani dhe quhet Petrit Vullkani.

"Djali që këndon atje, bashkë me dy të tjerë, e kam pasur disa herë te emisioni im "Zonë e Lirë", quhet Petrit Vullkani. Ky është një djalë i ri, nuk e di është bërë 20 vjeç apo jo, e kam marr disa herë. Jeton në Elbasan dhe është i komunitetit egjiptian.

Kënga është tallava, ka ritëm e kështu, po është tallava. Ai është një djalë i talentuar, këngën e ka bërë një studio e njohur, BBF", u shpreh analisti në emisionin "Top Story".

Më tej, Arjan Çani ka komentuar dhe modelin e fushatës që Edi Rama ka zgjedhur në këto zgjedhje, këtë muzikë tallava dhe prezantime bazike pa padiume pompoze, por sa më pranë mjedisit duke mbjellë pemë.

"Unë e shoh si një mënyrë që Rama të mos duket i njëjti. Rama në çdo fushatë zgjedh gjithmonë një mënyrë të re të të sjellurit. Një skenografi tjetër, këtë radhë tha nuk do bëjmë zhurmë", përmbylli analisti.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.