Tirana
clear sky
35.5 ° C
35.5 °
35.5 °
28 %
4.1kmh
0 %
Enj
34 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
42 °
Hën
36 °
E enjte, 29 Korrik, 2021

Këndvështrimi ndryshe i ish-ambasadorit Nesho: Shqipëria është larg standarteve për në BE, vetoja bullgare është justifikim

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-ambasadori Agim Nesho thotë se Shqipëria është larg standarteve për pranimin në Bashkimin Europian. Kjo deklaratë e tij vjen pak ditë pasi vendet anëtare refuzuan të mbanin konferencën e parë ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, për shkak të vetos bullgare për Shkupin.

“Në rastet kur ne na bashkojnë me të tjerë ose kur thonë ju keni plotësuar kriteret dhe kushtet por ne ju kemi bashkuar me Maqedoninë e Veriut, mendoj se ky është një justifikim i çastit por thelbi dhe esenca e gjërave është se Shqipëria është larg atyre standardeve”, ka thënë Nesho në Ora Neës.

Më tej, ish-ambasadori është shprehur se Shqipëria ka përmbushur vetëm 2 nga 15 kushtet e anëtarësimit.

“Bashkimi me BE duket i pamundur  dhe problemet nuk duhet ti gjejmë në cilësitë e vendeve të tjera apo se çfarë shikojnë ata te ne por duhet ti shikojmë me Shqipërinë dhe qeverisjen e saj. Problematika më e madhe e evidentuar  deri tani ka qenë mosplotësimi i kushteve. Janë 15 kushte nga të cilat vetëm 2 janë realizuar si Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata  e Lartë”, shtoi ai.

Më shumë

spot_img
spot_img