Tirana
fog
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
93 %
1.5kmh
20 %
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
10 °
Pre
8 °
Sht
3 °
E martë, 18 Janar, 2022
spot_img

Këndvështrimi ndryshe i gazetares: Kishte protestë sot te Kryeministria, agjentë dhe njësi të FNSH ishin aty por nuk dukeshin

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Në Tiranë u zhvillua pasditen e kësaj të hëne një protestë e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha, për ardhjen në vendin tonë të presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe projektin e “Ballkanit të Hapur”. Ndryshe nga herët e tjera, sot nuk u panë policë dhe as nuk pati përplasje.

Gazetarja Dorjana Bezat thotë se agjentë të krimeve, njësi të FNSH dhe garda kanë qenë sot te Kryeministria dhe institucionet e tjera, por askush nuk i ka parë. “Turma e shfryu energjinë duke bërtitur e maksimumi duke hedhur ndonjë shashkë pa dëmtuar askënd”, shkruan ajo, duke folur për një standard të ri të menaxhimit të tubimeve nga Policia.

Shkruan Dorjana Bezat:

20 dhjetor 2021. Sërish protestë para Kryeministrisë. Mijëra njerëz marshuan në bulevard.

Në ndryshim nga çdo herë tjetër policia ishte e padukshme. Autobotët me ujë, njësitë e FNSH, garda, agjentët e krimeve etj., etj. ishin po aty, por nuk dukeshin.

Mes organizatorëve të tubimit ky ishte një shqetësim. “Është e qëllimtë, të krijohen incidente. Të dalim ne keq”, më thanë disa prej tyre. Me këtë frikë, ata krijuan një kordon njerëzor me mbështetës para kryeministrisë për të shuar ndonjë incident. Por, asgje e tillë nuk ndodhi.

 Duke mos pasur asnjë polic përballë si dikur, turma u orientua për të dëgjuar atë që u fol në podium dhe nuk e panë Kryeministrinë si një “kështjellë” që duhet marrë. Rrjedhimisht nuk pati as policë që mbërrinin tek Spitali i Traumës me hematoma nga gurët e djegje nga shashkat. Turma e shfryu energjinë duke bërtitur e maksimumi duke hedhur ndonjë shashkë pa dëmtuar askënd.

 Me këtë standard të ri për menaxhimin e protestave, punonjësit e policisë fituan dinjitetin e munguar, duke mos u nxjerrë si tabelë qitje para një institucioni.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img