Tirana
few clouds
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
47 %
1.5kmh
20 %
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
Sht
30 °
Die
31 °
E mërkurë, 16 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

‘Kënaqem kur takoj shqiptarët e zakonshëm’, Yuri Kim tregon tre prioritetet kryesore të SHBA-së në Shqipëri

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

ff969393e16431995a3cd51a96bfe4e8

Ambasadorja amerikane në vendin tonë, Yuri Kim pranoi se ka qënë nder i jetës së saj të jetë ambasadore në Shqipëri. 

Ajo cilësoi si momentin më të bukur udhëtimet e saj nëpër Shqipëri, ku ka takuar shqiptarët e zakonshëm.

Në emisionin “Real Story”, Kim tregoi edhe tre prioritetet që SHBA ka në vendin tonë.

“Mendoj se ka qenë nderi i jetës sime që kam mundur të përfaqësoj Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Republikën e Shqipërisë dhe për mua personalisht, ka qenë kënaqësi të jem këtu. Duhet të them që megjithë kufizimet e imponuara nga koronavirusi, prapë kam pasur mundësi të udhëtoj pak. Mendoj pjesa më e mirë ka qenë mundësia që të takoj shqiptarë të zakonshëm kudo ku kam shkuar, edhe duke ecur në park në Tiranë apo shëtitja pas zonave të banuara, ka qenë e mrekullueshme.

“Mendoj ka qenë një vit plot ngjarje për marrëdhëniet SHBA-Shqipëri dhe mendoj se jemi të kënaqur që mundëm të kishim një rol mbështetës por merita, nëse ka meritë, i shkon popullit dhe udhëheqësve shqiptarë. Mendoj se në shumë mënyra, prodhuan rezultate. Puna nuk ka mbaruar ende, por mendoj është shumë e qartë që udhëheqësit morën angazhime përpara meje, SHBA, popullit shqiptar, dhe prodhuan rezultate. Për shembull, vitin e kaluar Gjykata Kushtetuese nuk ishte funksionale, tani është funksionale. Nuk është ende e përsosur, por funksionale, një hap madhor përpara për reformën në drejtësi. Së dyti, SPAK tani është funksional. Nuk po lëviz aq shpejt sa mendoj do shpresonin njerëzit, por po lëviz dhe mendoj është diçka e rëndësishme. Së treti, BKH është institucionalizuar, inspektorët janë marrë në punë dhe mendoj gjërat do fillojnë të lëvizin. Dhe nuk janë vetëm këto. Siç jua kam thënë, për mua, në Shqipëri kemi tri prioritete: demokraci, mbrojtje dhe biznes.

“Fola për pjesën e demokracisë. Për mbrojtjen, këtë vit do të kemi diçka me shumë rëndësi dhe jam e kënaqur t’ju flas pak më shumë për të. Është hera e parë që e përmend në publik, por do të kemi atë që e quajmë stërvitjen ushtarake Defender 21. Do të jetë një stërvitje e drejtuar nga Ushtria e SHBA në Europë dhe do të përfshijë rreth 26 vende të ndryshme, 30 mijë trupa. Do të jenë ndoshta 6 mijë trupa që do të kalojnë nëpër Shqipëri në maj dhe qershor dhe javën e ardhshme, Zv. Komandanti i Ushtrisë Amerikane për Europën dhe Afrikën do të jetë këtu për të informuar udhëheqësit e vendet dhe publikun se çfarë është kjo stërvitje. Pra, shumë domethënëse. Së treti, për biznesin, ju kujtohet vjet, më 3 tetor, nënshkruan një Memorandum historik dypalësh për Bashkëpunimin Ekonomik. Dhe nuk janë vetëm fjalë. Brenda një ore, aty në vend, Bechtel – një kompani kryesore amerikane në botë – nënshkroi një Memorandum Mirëkuptimi me Qeverinë Shqiptare për të parë se ç’mund të bëjmë për të ndërtuar hidrocentralin e Skavicës. Pra, këta janë tregues shumë të mirë dhe jam e emocionuar për çfarë do të bëjmë në vitin 2021. Nuk do të thoja Amerika u kthye, gjithnjë kemi qenë këtu,” tha Yuri Kim.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img