Tirana
light rain
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
46 %
1.5kmh
75 %
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
26 °
Sht
24 °
Die
23 °
E mërkurë, 28 Shtator, 2022

“Kemi zbuluar pika që shesin karburant të përzier në Shqipëri’’, reagon për mediat GFI Albania

spot_img

Lajme të ngjashëm

Reagon për mediat kompania GFI Albania, e cila pezulloi punën për markimin dhe kontrollin e naftës në Shqipëri, edhe pse është e vetmja kompani që mund ta kryejë.

Por për përfaqësuesit e kompanisë, nuk është faji i tyre pasi kanë respektuar kontratën duke dërguar njoftime për ndërprerjen e punës, e cila u pezullua më 10 dhjetor.

Megjithatë kompania jep edhe disa detaje me interes për publikun shqiptar, i cili furnizon mjetet e tij me karburant.

 “Kemi zbuluar pika që shesin karburant të përzier”, deklaron GFI Albania. Po kështu ajo publikon edhe shifrën e evazionit fiskal, i cili arrin në 70 milionë dollarë në vit për karburantet në Shqipëri.

“Kemi dërguar njoftime për ndërprerjen e punës. E kemi ndërprerë punën më 10 dhjetor. Nuk janë zbatuar kushtet e detyrimet sipas kontratës. Kemi patur detyrë edhe monitorimin e naftës bruto. Autoriteti na hoqi të drejtën e markimit të naftës bruto. Kemi patur detyrë edhe monitorimin e naftës bruto”, deklaron GFI Albania.

LEXO EDHE:KONCENSIONI I DYSHIMTE, DENONCIME PER SHANTAZH, DHE LOJA ME MARKIMIN E NAFTES NE SHQIPERI. CILA ESHTE GFI DHE HISTORIA E TERHEQJES SE QEVERISE RAMA

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img