Tirana
overcast clouds
6.5 ° C
6.5 °
6.5 °
57 %
3.1kmh
90 %
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
9 °
Sht
7 °
Die
7 °
E mërkurë, 8 Dhjetor, 2021
spot_img

“Kemi vetëm 1 muaj rezervë energjitike”, deputeti i PD jep alarmin, i përgjigjet Balluku: Mos gënje me shifrat, këto janë kuotat në kaskadë sot

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Deputeti i Partisë Demokratike Helidon Bushait ka thënë sot në Parlament se vendi ynë ka edhe vetëm 1 muaj rezervë energjitike.

Por shifrave të Bushatit i është përgjigjur ministrja Belinda Balluku, e cila ka thënë se shifrat e përmendura nga ai janë të pavërteta.

Replikat në Parlament:

Bushati: Kemi edhe për një muaj rezervë energjitike, nëse do të vazhdojë ky sistem që kemi. Ky është menaxhimi, ky është keqmenaxhimi.

Balluku: Pse duhet të japësh shifra gabim. Pse nuk jep shifrat që janë. Kryeministri nuk i thotë ministres t’i mbajë sytë nga shiu, i mbajmë të gjithë bashkë, e di pse? Se keni qenë 8 vite në qeveri dhe nuk keni bërë asgjë. Do të na duhet ca kohë për të ndërtuar Skavicën, tecin e Vlorës, portin e lundrueshëm të gazit të lëgshëm. Janë investime strategjike të rëndësishme, por mund t’i kishit bërë edhe ju. Shqipërisë i duhen 4.7 teravat për të funksionuar, dhe ne deri më sot kemi prodhuar rreth 3.1 pra jemi në mungesë të 1.6 teravat. Vazhdon që të japësh numrat, po i lexoj, kaskada në mëngjesin e datës 28 ka qenë dhe është 268.1 metër, prurrjet janë 30 metra në sekondë, kjo është kuota e Fierzës.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
digitalb
spot_img
spot_img