Tirana
broken clouds
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
72 %
5.1kmh
75 %
Die
15 °
Hën
13 °
Mar
8 °
Mër
10 °
Enj
13 °
E diel, 28 Nëntor, 2021
spot_img

“Kemi tre ish-komando në kërkim”, atentati me snajper ndaj Ardian Çapjas, gazetari Hoxha: Qitësi nuk është i zakonshëm…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

5a8273ee7023d398cff5fae739217b56

Gazetari investigativ Artan Hoxha thotë se snajperisti që qëlloi mëngjesin e sotëm në drejtim të Ardian Çapjas nuk është një vrasës i zakonshëm.

Hoxha tha se të qëllosh me snajper nga një largësi aq e madhe kërkon të paktën të kesh bërë praktikë disa herë. Sipas tij në Shqipëri ka 3 ish-pjesëtarë të forcave Komando që janë në kërkim, të aftë për të përdorur mjeshtërisht snajperin.

Artan Hoxha: Zakonisht snajperat nuk qëllojnë më shumë se 1 ose dy herë, kur nuk i afrohesh dot objektivit, zgjedh snajperist për goditje nga larg. Një qitës i zakonshëm e ka të vështirë ta bëjë. Zakonisht qitësat me snajper janë ish pjesëtarë të forcave ushtarake. Që e kanë instiktive atë qitje sepse e kanë bërë me qindra herë në stërvitje. Edhe në këto lloj atentatesh, snajperistët janë qitës jo të zakonshëm. Ky është krimi i organizuar, është shumë përpara aftësive që ka policia.

Aktualisht në Shqipëri, janë zyrtarisht në kërkim 3 ish-pjesëtarë të trupave speciale. Shqipëria nuk ka shumë forca speciale, njerëzit kur dëgjojnë RENEA mendojnë se janë 500 veta. Ata kur ndodh një ngjarje janë vetëm dy grupe që vijnë, ata kemi ne, s’kemi të tjerë.

Objektivi:

Artan Hoxha: Objektivi është shumë i vështirë, Ardian Çapja ruhet, ka njohje pa fund, nga jugu në veri. Është drejtues i një familje që ka një histori të gjatë, në dy dekada rresht ata kanë eleminuar 4 pjesëtarë të forcave të policisë. Atentati i mëparshëm është realizuar me anti-tank. Predha ka një këmishë në majë, dhe po nuk e hoqe ajo nuk shpërthen. Dhe kjo ndodhi ditën. Atentati tjetër më i afërt është që iu studiua banesa fqinjëve të Çapjave, dhe u pa që njëri nga fqinjët përdorte një makinë Mercedes ML, gjetën një makinë të njëjtë, e imituan dhe thuajse e klonuan makinën. Dhe në momentin që do të bëhej goditja, është problemi që autorët që dyshohet se ishin nga veriu i Shqipërisë, dhe ish pjesëtar i forcave komando, të paktën qitësi. Është thjeshtë seria e radhës, do të vazhdojë. Gjëja që më shqetëson është që në momentin që ata prisnin të dilte Çapja, duke u maskuar si makina e fqinjit, kishin bërë vetëm një gabim, nuk kishin llogaritur që aty kishte një servis, dhe punonjësi i servisit veproi shpejt dhe qëlloi.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img