Tirana
clear sky
2.5 ° C
2.5 °
2.5 °
75 %
2.1kmh
0 %
Enj
15 °
Pre
17 °
Sht
17 °
Die
16 °
Hën
12 °
E enjte, 30 Mars, 2023

‘Kemi shtim të të rinjve me Covid në spitale’, Rakacolli ngre fort ‘zërin’: Shumica e infeksioneve janë marrë në bar/ restorante

Lajme të ngjashëm

Kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli në Komisionin e ligjeve ka deklaruar se shumica e infeksioneve është marrë në ambientet e mbyllura bar/ restorante.

“Është parë që shumica e këtyre infeksioneve është marrë në ambientet e mbyllura bar/ restorante, dhe s’kanë qenë asnjëherë të hapura. Pra në efektin e muzikës, alkool, është krijuar mundësia që mos ruajnë distancën, të rrijnë më gjatë”, tha ajo.

Kësisoj ajo bën apel që të merren masa parandaluese në mungesë të kurimit. ”Në këtë periudhë kemi shtim të të rinjve të infektuar, në spitale, nga 20- 40 vjeç. Dua të theksoj se shumica e të rinjve nuk vuajnë nga sëmundje bashkëshoqëruese. Janë të shkaktuara vetëm nga COVID-19. Kjo situatë nuk është vetëm në Shqipëri, por gjithë botën. Kosova ka shumë numra, Maqedonia ka shumë, mos flasim për Serbinë. Ka probleme dhe në SHBA apo vende të tjera.

Pra për mos arritur në këto situata, kemi menduar të vazhdojmë të mbajmë situatën në kontroll., siç e kemi thënë që kjo sëmundje nuk ka vaksinë, mbetet parandalimi. Është parë që shumica e këtyre infeksioneve është marrë në ambientet e mbyllura bar/ restorante, dhe s’kanë qenë asnjëherë të hapura. Pra në efektin e muzikës, alkool, është krijuar mundësia që mos ruajnë distancën, të rrijnë më gjatë.

Pra kemi propozuar që të merren këto masa shtrënguese për momentin që të përballojmë situatën, dhe mos kalojmë në situatat e frikshme që kanë kaluar vende më të fuqishme se ne. është përcaktuar dhe organi i kontrollit që do të jetë Policia e Shtetit”, tha Rakacolli.

Më shumë