Hapësire reklamuese

Politikë

‘Kemi rënë dakord për koalicion’, Mediu flet për marrëveshjen me Bashën: Parësore qarqet e mëdha, nuk kam menduar për renditjen time

Shkruar nga Newsbomb
Mediu - Basha

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu foli sot në Neës24 për negociatat me PD-në për zgjedhjet e 25 prillit. Mediu tha se synimi është maksimalizimi i votave.

Ai theksoi se në bazë të aktivitetit të saj politik dhe elektoral gati 30-vjeçar, PR ka një bazë të vetën elektorale e cila i shërben PD-së, kandidatëve të PD-së por dhe PR-së dhe partive të tjera që të kthehet në një votë e vlefshme dhe pastaj këto vota të kthehen në mandate.

Përsa i përket renditjes së tij apo zonave të sigurta, Mediu tha se nuk ka diskutuar për këto gjëra me s.Basha.

Pyetje: Në cilat pika keni mbetur? Pse dy palët jeni në llogoret tuaja?

Mediu: Diskutimi që kemi me PD është ky: Në bazë të aktivitetit të saj politik dhe elektoral gati 30-vjeçare, PR ka një bazë të vetën elektorale e cila i shërben në radhë të parë PD-së, kandidatëve të PD-së por dhe PR-së dhe partive të tjera që të kthehet në një votë e vlefshme dhe pastaj këto vota të kthehen në mandate. Unë e kam konceptuar koalicionin si të tillë, ne nuk po futemi tek lista e PD-së, por po ndërtojmë një koalicion me PD-në, të gjitha partitë dhe në bazë të peshës elektorale përcaktohet dhe mundësia se ku është për të kandiduar gjithsecili subjekt.

Pyetje: Në cilën pikë keni mbetur me zotin Basha? Ju keni pasur një takim ditën e djeshme, ku është ngërçi?

Mediu: Ne kemi një dakordësi që do të jemi në një koalicion. Unë nuk do të resht deri në momentin e fundit në gjykimin që kam që të jetë efektiv si trupa e kandidatëve dhe çdo subjekt politik në çdo qark.

Pyetje: Një lloj preference do të jetë…

Mediu: Nuk është kështu të paktën me PR. PR ka një histori të vetën elektorale. Në 2009 dhe 2013, ka marrë mandatin e deputetit në Tiranë, ka një peshë elektorale më shumë, aq sa duhet për të qenë deputet dhe duke dalë e vetme.

Por në shumë qarqe të tjera PR ka marrë mandatin e deputetit ose ka bërë të mundur që PD të ketë një deputet plus. Duke bashkuar dhe votat e aleatëve të tjerë bashkë me PD përcaktohet ku është vendi i PR për të kandiduar në Fier, në Elbasan, në Tiranë, në Durrës, në Shkodër e kështu me radhë. Brenda kësaj logjike ajo çka unë kam diskutuar me kolegë të PD-së ne do vijmë tek vlerësimi i figurave. Në qoftë se një kandidat i PR-së nuk krijon të njëjtat premisa si një i PD për të shtuar mundësinë e marrjes së një mandatit atëherë ne jemitë gatshëm të shikojmë kush do jetë kandidati më i mirë.  

Pyetje: Fatmir Mediu në çfarë renditje do të jetë?

Mediu: Nuk kam bërë ndonjë diskutim të tillë. Nuk ka një diskutim të tillë. Ka një marrëveshje që është bërë me të gjithë kryetarët e partive me zotin Basha pas dorëzimit të mandateve, por unë nuk kam bërë asnjë diskutim të tillë. Vendi i PR në Tiranë është i përcaktuar jo nga Basha por nga rezultati i PR.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll