Tirana
clear sky
29.5 ° C
29.5 °
29.5 °
51 %
1kmh
0 %
Enj
29 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
42 °
Hën
36 °
E enjte, 29 Korrik, 2021

“Kemi probleme me ligjin”, Braçe i ashpër për të “çmendurit” me BMW e Lamborghini: Zvicra do i gjobisë 1500 euro, ne 2-3 herë më pak. Këta idiotë duhet të kyçen brenda!

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Zv.kryeministri Erjon Braçe ka reaguar sot për dy shoferët nga Kosova, të cilët u gjobitën nga policia pasi po qarkullonin në rrugë me rreth 225 kilometra në orë.

Braçe thekson se Zvicra, nga ku kishin marrë dhe mjetet me qira, do t’i gjobisë nga 1000-1500 euro për këtë shkelje, ndërsa ajo që është shqetësuese për zv.kryeministrin është fakti se në Shqipëri, ku edhe shkelën ligjin, dy drejtuesit e mjeteve, jo vetëm duhet të gjobiten më shumë, por duhet të dënohen me burg.

Sipas Braçes në Shqipëri ka një problem shumë të madh me ligjin, i cili lejon shoferët që të kthejnë makinat e tyre në “tank vrasës në rrugë”. “Gjoba për shpejtësi në vendin tonë është shumë herë më pak se ajo në cvendet europiane, dhe kjo gjë duhet të ndryshojë”, thotë Braçe.

Postimi i plotë i Erjon Braçes:

NUK HABITEM QE, IDIOTET ME LAMBORGINI E BMV NUK I KISHIN MAKINAT E TYRE! Pra, I KISHIN MARRE BORXH NE ZVICER! Me habit qe per “flutirimin” ketu, DO GJOBITEN NE ZVICER NGA 1000-1500 EURO, nderkohe qe ketu ku shkelen cdo ligj PAGUAN 2-3 HERE ME PAK! Pra, KEMI NJE PROBLEM TE MADH ME LIGJIN PER IDIOTET QE I KTHEJNE MAKINAT NE TANK VRASES NE RRUGE! Jemi shume larg Evropes! Ne fakt ne ende se quajme VRASJE aksidentin e nje individi qe e nget makinen me 228 kilometer ne ore! Nga ketu duhet ta nisim dhe keta jane pakica qe meritojne te kyçen brenda!

Më shumë

spot_img
spot_img