Tirana
few clouds
32.5 ° C
32.5 °
32.5 °
33 %
4.1kmh
20 %
Sht
32 °
Die
36 °
Hën
38 °
Mar
40 °
Mër
41 °
E shtunë, 24 Korrik, 2021

“Kemi prekur FUNDIN”, analisti ngre ALARMIN: Gjykata Kushtetuese po tenton tërheqjen e padisë për zgjedhjet njëpartiake të 2019-tës

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Analisti i njohur Afrim Krasniqi ka bërë një postim në rrjetet sociale në lidhje me zhvillimet e fundit në Gjykatën Kushtetuese.

Sipas tij, po tentohet që të ndryshohen drejtuesit e shoqatës së bashkive në mënyrë që të tërhiqet padia për zgjedhjet e 2019-ës. Në këtë mënyrë pritet që të legjitimohen zgjedhjet njëpartiake dhe kryebashkiakët socialistë.

Më tej, Krasniqi shprehet se ky është një akti i turpshëm dhe nëse kjo çështje po diskutohet në Gjykatën Kushtetuese atëherë kemi prekur fundin.

“Nëse akti i sotëm përfundon në Gjykatën Kushtetuese me tërheqje të palës që ka bërë padinë, atëherë mbyllet automatikisht çështja”,- shprehet Afrim Krasniqi.

 Postimi i plotë:

Në lidhje me Gjykatën Kushtetuese, ka disa detaje të vogla që janë shqetësuese. Sot, shoqata e bashkive ka adresuar në Gjykatën Kushtetuese legjitimitetin në zgjedhjet lokale dhe kryetarët e të majtës në bashki të caktuara kanë marrë një nismë të çuditshme.

Ata kanë mbledhur kryetarët e bashkive dhe kanë shkarkuar drejtuesit në mënyrë që të zgjedhin dikë dhe të shkojnë në Gjykatë Kushtetuese dhe të tërheqë padinë.

Skena të tilla kaq të padenja dhe fyese… është e papranueshme. Ne e kemi pranuar që kemi dy shoqata dhe sot kryetarët e majtë janë mbledhur për të shkarkuar kryetarin e djathtë.

Nëse kjo është vijë zyrtare dhe nëse vërtetë ky akt përfundon në Gjykatën Kushtetuese me tërheqjen e padisë dhe ndryshimin e pozicionit, atëherë ky vend ka prekur fundin. Kur prek fundin nuk ka rëndësi se kush është president apo kryeministër as kryetar i Kushtetueses.

A ka në këtë vend njerëz që kanë kurajë, qytetari, që mund të shpëtojnë nga këta njerëz? Nëse akti i sotëm përfundon në Gjykatën Kushtetuese me tërheqje të palës që ka bërë padinë, atëherë mbyllet automatikisht çështja.

Më shumë

spot_img
spot_img