“Kemi porositur 10 mijë teste, të tjerë vijnë çdo javë”, Manastirliu tregon dhe nëse ajo vetë është testuar: Jam ministre, por dhe qytetare në radhë të parë (E PLOTË)

Publikuar tek: politike, më 22:20 26-03-2020 “Kemi porositur 10 mijë teste, të tjerë vijnë çdo javë”, Manastirliu tregon dhe nëse ajo vetë është testuar: Jam ministre, por dhe qytetare në radhë të parë (E PLOTË) FotoArkive: Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka thënë mbrëmjen e sotme se qeveria ka porositur përmes OBSH 10 mijë teste për koronavirusin, të cilat pritet të mbërrijnë së shpejti.

“Kemi porositur përmes OBSH 10 mijë teste, ndërkohë furnizohemi çdo javë. Kemi marr dhe presim të na vinë këtë javë. 2000 mijë kanë ardhur herën e fundit, vijnë 2000, 3000 mijë në javë në bazë të frekuencës.

E kemi marrë në konsiderat rapidtest por këto nuk janë të validuara nga OBSH. Pra nuk janë teste që kanë specifitetin e duhur dhe shpesh të çojnë në drejtime të gabuara”, tha Manastirliu në një intervistë për Eni Vasilin.

Më tej, e pyetur nëse ajo e kishte bërë testin për covid-19 pas testimit pozitiv të shefit të Urgjencës Kombëtare Skënder Bartaj, Manastirliu tha se zbatonte rregullat e distancimit social dhe të higjenës dhe nuk i ishte dukur e nevojshme ta kryente testin.

“Ministrja Manastirliu është ministre dhe është qytetare në rradhë të parë. Unë zbatojë distancimin social, qëndroj gjithmonë 1.5 metër larg cdo personi. Edhe kur shkoj në shtëpi vajzat i përshëdes me dorë dhe shkoj në një ambient tjetër. Për të mbrojtur përsonat e tjerë, kolegët dhe veten. Nuk qëndroj më shumë se 15 minuta në ambiente të mbyllura. Kur të ma rekomandojnë ekspertët do ta bëj”, u shpreh ministrja Ogerta Manastirliu.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.014270067214966
array(1) { ["section"]=> string(165) "kemi-porositur-10-mije-teste-te-tjere-vijne-cdo-jave-manastirliu-tregon-dhe-nese-ajo-vete-eshte-testuar-jam-ministre-por-dhe-qytetare-ne-radhe-te-pare-e-plote-200226" }