Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
31 %
9.3kmh
0 %
Hën
22 °
Mar
26 °
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
E hënë, 14 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

“Kemi përgjuar 1.000 persona për korrupsion”, shefi i SPAK raporton në Komision: Rastet për terrorizëm na kanë hapur punë, 62 kërkesa për sekuestrim pasurie

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Shefi i Prokurorisë Speciale Arben Kraja, është duke raportuar në Komisionin e Ligjeve për punën e institucionit që ai drejton, shkruan neësbomb.al. Kraja ka thënë se janë përgjuar mbi 1.000 persona të dyshuar për vepra penale të lidhura me korrupsionin.

Para anëtarëve të Komisionit, shefi i SPAK ka thënë se më të vështira kanë qenë rastet e lidhura me terrorizmin. Nga 62 kërkesa për konfiskim pasurie, sipas tij 25 janë pranuar.

“Në dhjetor të 2019 është vendosur një ambient i veçantë për kryerjen e përgjimeve, janë të izoluara, të sigurta ku janë 7 poste, ku oficerët kanë kryer punën. 91% e procedimeve penale është kryer me metodat e përgjimeve nga 10 oficerë, ngarkesa ka qenë e madhe. Mbi 1000 subjekte të përgjuara, pjesa më e madhe për korrupsion. 41 kërkesa për ndihmë nga autoritet e huaja, në total janë ekzekutuar 22 prej tyre. 24 raste për ekstradim. Një punë tjetër që na ka kushtuar shumë punë është ajo kundër terrorizmit. Ka pasur 62 kërkesa për konfiskim pasuri, 25 është pranuar kërkesa për sekuestrimin e pasuritë”, është shprehur Kraja.

Gjithashtu, Arben Kraja se në total janë vënë nën hetim 746 persona, për 515 prej të cilëve është vendosur dhe masa e sigurisë.

“Nga 746 persona nën hetim, 515 prej tyre janë hetuar me masa sigurimi, ndërsa 231 persona janë hetuar në gjendje të lirë. Nga personat e hetuar me masa sigurimi, 288 prej tyre janë hetuar me masën “arrest në burg”, nga të cilët 257 janë ekzekutuar, ndërsa për 31 persona është vendosur masa e sigurisë “arrest në mungesë”. Masa e sigurisë “arrest në burg” për 198 persona është vendosur për veprat penale që lidhen me krimin e organizuar.

Për 28 persona është vendosur për veprën penale që lidhen me korrupsionin ndërsa për 62 persona është vendosur për veprat penale të tjera. Masa e sigurisë “arrest në shtëpi” është vendosur për 57 persona nën hetim, ndërsa 154 persona janë hetuar me masë detyrim paraqitje, një person me ndalim i daljes jashtë shtetit, dy me garanci pasurore, dy me shtrim të përkohshëm në spitalin psikiatrik”, ka shtuar kreu i SPAK.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img