Hapësire reklamuese

Aktualitet

"Kemi pavarësi totale", Dumani: Po tentojmë të thyejmë mitin e pandëshkueshmërisë

Shkruar nga Newsbomb
"Kemi pavarësi totale", Dumani: Po tentojmë të

Kreu i SPAK, Altin Dumani ndodhet për një takim me studentët në universitetin e “Luigj Gurakuqit” në Shkodër. Një takim ky i organizuar nga Komiteti i Helsinkit.

Dumani është shprehur se ka katër vite që SPAK është në funksion dhe se është përballur me vështirësi dhe se ka goditur persona dhe institucione të fuqishme.

Ai është shprehur se dy fenomenet më shqetësuese në Shqipëri janë korrupsioni dhe krimi i organizuar. Fenomene të dy këto që po goditen vazhdimisht nga Struktura e Posaçme.

SPAK në muajin dhjetor bën 4 vje, por SPAK është bërë funksional vetëm vitin e kaluar për shkak se organika u bë e mundur të jetë e plotë. Në SPAK i kushtohet vëmendje integritetit. Duhet të kesh disa vlera jo vëtem profesionale, por duhesh të kesh demostruar integritet. Tek ne si prokuror i nënshtrohemi jo vetëm Vetingut, por kemi hequr dorë edhe nga privatësia bashkë me familjarët tanë. E njëjta gjë vlen edhe për BKH madje ata kalojnë edhe një tjeter provë testin e poligrafit, makina e të vërtetës. Mirë ka bërë ligjvënesi që ka parashikuar gjjthë këto kritere.

Jemi përpjekur që të kemi njerëz me integritet në SPAK. Kemi dhene shenja qe SPAK eshte ne gjendje te hetoje subjekte te ndryshme pavaresisht fuqise se tyre politike dhe ekonomike. SPAK heton edhe krimin dhe terrorizmin dhe jemi perballur edhe me struktura kriminale pavaresisht sa fuqi kane apo lidhjet e tyre me politike. Jemi perdite ne kete lufte, ajo eshte e vazhdueshme. Per te folur per suksese duhet te presim edhe vendimet e gjykata te formes se prere. Çdo dite hetojme dhe presim vendime fajesie nga gjykatat. Eshte pune e perditshme, stresuese, e lodhshme por ne fund te dites kur shikon qe po mundohemi te thyejme ate mitin e pandeshkueshmerise atehere ndjehesh mire. Eshte e lodhshme por jo e pamundur. Kjo eshte bere fale edhe ndryshimit te metodologjise se punes ne prokurorine e posaçme. Disa metoda qe perdoren tani jane perdorur rralle dhe tani perdoren masivisht si mjete te kerkimit te proves dhe kemi ndryshuar edhe filozofine e kerkimit te proves dhe kemi hequr dore nga atao tradicionalet.

Dy fenomenet me shqetesuese jane korrupsioni dhe krimi i organizuar dhe struktura speciale eshte SPAK per ti luftuar. Tjetra eshte te krijosh edhe pavaresine dhe sa i perket pavaresise sigurohet nga kushtetuta dhe ligjet ne fuqi. Jua them me siguri se kemi pavaresi totale nga pushtetet e tjera. Nuk kemi marrëdhënie kontrolluese nga institucionet e tjera. Pavarësisht te gjitha ketyre ne fund te dites gjithçka varet nga integriteti i prokurorit dhe gjyqtareve, gjithçka varet tek integriteti i secilit aktor. Mund te jesh i pavarur por mund te zgjedhësh te filtrosh me pushtetin apo politiken. Vetem ata me integritet mund ti rezistojnë joshjes dhe presionit te pushtetit” tha Dumani.

Dumani po ashtu është shprehur se gjatë këtyre viteve është investuar shumë në teknologji, çfarë e bën edhe më të lehtë punën e tyre hetimore. Ai është shprehur se financohen nga buxheti i shtetit, por që përdorin edhe të ardhurat që vijnë nga pasuritë e konfiskuara.

Kemi investuar shumë edhe në teknologji sepse keto mjete kërkimi nuk mund të jenë të suksesshme nëse nuk ke mjetet e teknologjisë. Duhet edhe një buxhet i mirë dhe deri tani jemi financuar mirë nga buxheti i shtetit, por po përdorim edhe të ardhurat pasuritë e konfiskuara nga krimi që kapin miliona euro dhe të gjitha i kemi investuar në teknologji dhe kjo na sjell rezultate konkrete. Për të qenë të suksesshëm në luften kundër krimit duhet te kesh legjislacion të mirë dhe është i mirë dhe te kesh struktura të specializuara kundër luftës kriminale dhe korrupsionit”, u shpreh ai ndër të tjera.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese