Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
83 %
1.5kmh
0 %
Hën
33 °
Mar
34 °
Mër
36 °
Enj
38 °
Pre
37 °
E hënë, 21 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

‘Kemi parë ferr me sy’, Vjosa Osmani për CNN: Duhet të vendoset drejtësia për krimet e luftës

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

ea2daf8da652bc4e006fa49babb2e591

Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një intervistë për televizionin prestigjioz CNN, ku u ndal ndër të tjera tek zgjedhjet e 14 shkurtit.

Në një lidhje “Skype” për gazetaren Christiane Amanpour, Osmani tregoi se Albin Kurti, ka të gjithë vullnetin për të biseduar me Serbinë, por me kushtin që të vendoset drejtësi për vrasjet që kanë ndodhur në Kosovë gjatë luftës.

“Ne edhe formalisht do të fitojmë pas zgjedhjeve të 14 shkurtit. Ka qenë një dekadë e vështirë për ne. Ne kemi arritur me mbështetjen e ShBA-së të kemi njohje të shumta. Serbia pavarësisht krimeve në luftë, ende mohojnë, parakusht për ne është që të kemi drejtësi për vrasjet e njerëzve. Asnjë nga kriminelët nuk është dënuar. Kur të përfundojnë zgjedhjet unë dhe z. Kurti do të shfaqim vullnetin për të biseduar me Serbinë, por bota ka parë të vërtetën e luftës. Ne duam të lëvizim përpara, sepse njerëzit tanë e meritojnë këtë, por parakusht është që të vihet drejtësia në vend”, ka thënë Osmani.

Presidentja në detyrë nënvizoi ndër të tjera pritshmëritë në zgjedhjet e 14 shkurtit, duke u shprehur optimiste për fitoren.

“Nëse pyesni njerëzit e Kosovës ata identifikojnë dy probleme: luftimin e korrupsionit dhe vendet e punës, krijimi i vendeve të punës për të rinjtë. Ne duhet ta ndryshojmë mentalitetin e qeverisjes dhe ne do ta bëjmë këtë posa të kryhen zgjedhjet. Idetë tona janë për të investuar në burime njerëzore si dhe Veting-u në sistemin e drejtësisë. Njerëzit janë përpjekur për të ikur nga Kosova, është obligim i ynë që të krijojmë perspektivë për të rinjtë ku është drejtësia për të gjithë dhe ku njerëzit trajtohen njëjtë”, tha Osmani

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img