Hapësire reklamuese

Aktualitet

'Kemi një Gjykatë Kushtetuese në kundërshtim me Kushtetutën', avokati Daci pesimist: Shkelje flagrante nga çdo institucion, rrezikon kolapsin nëse...

Shkruar nga Newsbomb
Jordan Daci

Pas 3 vitesh mungesë, Gjykata Kushtetuese në vendin tonë ka nisur të marrë formë.  

Ditën e sotme, presidenti, Ilir Meta emëroi Përparim Kalon si gjyqtar të kësaj Gjykate. Një vendim që sipas juristit Jordan Daci bie në kundërshtim me Kushtetutën.

Nga studio e "Real Story", Daci u shpreh pesimist për mënyrën se si po ngrihet, teksa thekson se prej presionit të SHBA, politika shqiptarë që bllokoi ngritjen e Gjykatës Kushtetuese për 3 vite e bëri për 3 ditë.

”Fatmirësisht kemi Gjykatë Kushtetuese, por në kundërshtim me Kushtetutën.  Shkelje flagrante që çdo institucion duhet të zgjidhte 3 anëtarë. Problemi është që vetë mënyra si u konceptua, shkelja e radhës. Duhet të kalonte President, Kuvend, Gjykatë e Lartë. Nuk është kriter absolut. Por gabim është nga ata që e futën në Kushtetutë si kriter.

Gabimi ishte që në fillim. Që tek radha. Logjika është shumë e thjeshtë, problemi nuk e justifikon shkeljen. Kostot politike kanë bërë që klasa vendimmarrëse, ata që e bllokuan për 3 vjet, falë presionit amerikan, e zgjidhën për 3 ditë. Faktikisht, po të duash ta futësh në ngërç, s’dua të stimuloj por procedurialisht, mjafton të kërkosh përjashtimin e këtyre që janë futur në shkelje, dhe e fut në kolaps.

Anti-kushtetueshmëria këtu është këmbëkryq. Shpresoj që të ofrojë shembull pozitiv ashtu si Gjykata Kushtetuese në Kosovë, pra më mirë ta kesh se sa mos e kesh. Kushtetueshmëria është zgjidhje. Unë jam që rendi demokratik e demokracia nuk funksionojnë nëse s’zbatojmë strikt rregullat.”- deklaroi Daci.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll