Hapësire reklamuese

Bota

“Kemi nevojë për ndihmë finaciare”, ministri i Pakistanit: Përmbytjet janë dërrmuese edhe për ekonominë

Shkruar nga Newsbomb
“Kemi nevojë për ndihmë finaciare”, ministri i

Ministri i Jashtëm i Pakistanit Bilaëal Bhutto-Zardari ka thënë se Pakistani ka nevojë për ndihmë financiare për t'u rimkëmbur nga përmbytjet shkatërruese. Ai tha se shpresonte që institucionet financiare si “Fondi Monetar Ndërkombëtar”, do të merrnin parasysh pasojat ekonomike të vendit.

Shirat e pazakonta të rënda ditëve të fundit kanë shkaktuar përmbytje shkatërruese, si në veri ashtu edhe në jug të vendit, duke prekur më shumë se 30 milionë njerëz dhe duke vrarë më shumë se 1000 të tjerë.

"Nuk kam parë shkatërrim të kësaj shkalle, e kam shumë të vështirë ta përshkruaj me fjalë, është dërrmuese. Natyrisht që kjo do të ndikojë në situatën e përgjithshme ekonomike”, tha ministri.

Bordi i FMN-së do të vendosë këtë javë nëse do të dhurojë 1.2 miliardë dollarë, si pjesë e këstit të shtatë dhe të tetë të programit të shpëtimit të Pakistanit, në të cilin ai hyri në vitin 2019.

 

Sondazh

Poll

Sondazh

Poll