Tirana
heavy intensity rain
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
76 %
3.1kmh
75 %
Hën
11 °
Mar
11 °
Mër
11 °
Enj
15 °
Pre
17 °
E hënë, 27 Mars, 2023

“Kemi mundësi për të rifilluar dërgesat”, Rusia gati për të hapur rubinetin e gazit natyror në Evropë

Lajme të ngjashëm

Moska është e gatshme të rifillojë dërgesat e gazit natyror në Evropë përmes tubacionit Yamal.

Lajmin e ka bërë me dije zëvendëskryeministri rus Alexander Novak për agjencinë e lajmeve TASS të dielën.

“Tregu evropian mbetet në lajme pasi mungesat e gazit natyror vazhdojnë dhe ne kemi një mundësi për të rifilluar dërgesat,” tha ai, duke përmendur në veçanti tubacionin Yamal , funksionimi i të cilit u ndalua për arsye politike dhe mbetet i papërdorur.

Rrjedha e gazsjellësit drejt Perëndimit ishte ndryshuar që nga dhjetori 2021, pasi Polonia refuzoi blerjen e gazit natyror nga Rusia dhe iu drejtua rezervave të mbajtura në Gjermani.

Prishja e kontratës mes Polonisë dhe Rusisë u shkrua në maj, pasi Varshava më herët hodhi poshtë kërkesën e Moskës për të paguar në rubla. Gjigandi rus i energjisë Gazprom ndërpreu furnizimet, duke thënë se nuk ishte më në gjendje të eksportonte gaz natyror përmes Polonisë pasi Moska vendosi sanksione ndaj kompanisë që drejton seksionin polak të tubacionit Yamal.

Zëvendëskryeministri rus Aleksandër Novak tha gjithashtu se Moska po shqyrton dërgesat e sasive më të mëdha të gazit natyror përmes Turqisë , pas krijimit të një qendre energjetike atje.

Duke iu referuar dërgesave të gazit të lëngshëm natyror (LNG), Novak tha se Moska vlerëson të ketë furnizuar Evropën me 21 miliardë metra kub (bcm) në vitin 2022.

“Këtë vit kemi arritur të rrisim ndjeshëm dërgesat e LNG në Evropë,” tha ai dhe sqaroi se deri në fund të muajit nëntor ato u vlerësuan në 19.4 bcm, ndërsa deri në Vitin e Ri vlerësohet të rriten në 21 bcm.

Më shumë