Tirana
few clouds
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
88 %
1kmh
20 %
Sht
27 °
Die
22 °
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
24 °
E shtunë, 1 Tetor, 2022

“Kemi marrë një dokument nga Uashingtoni”, Rama: Me Ballkanin e Hapur do ndryshojmë rajonin përgjithmonë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama thotë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë paraqitur një dokument që ka për qëllim thellimin e mëtejshëm të partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA.

Gjatë eventit për 100 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, Rama u shpreh se rajoni i Ballkanit do të ndryshojë falë nismës “Open Balkan”, që ai tha se ka mbështetjen 100% të SHBA-ve.

“Është vërtet nder dhe privilegj që kemi arritur të nënshkruajmë një marrëveshje partneriteti strategjik, dhe së fundmi kemi marrë nga Uashingtoni një dokument për ta thelluar partneritetin strategjik. Shqipëria është baza politike e SHBA në rajon.

Ne do ta ndryshojmë rajonin dhe me Ballkanin e Hapur që është një projekt 100% i dakortësuar me SHBA, do të bëjmë të mundur që e shkuara të mos jetë më kërcënim për Ballkanin, por të jetë vetëm një thesar dijesh se si e shkuara të mos përsëritet”, u shpreh Rama.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img